Ata urrejtje – unë neveri !!

0
442

Nga Nebil Çika

Te hënën Kuvendi i Shqipërisë votoi  altarët e Bordit Drejtues te  Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri  një prej kandidaturave te të cilit isha edhe unë si kandidat i të përndjekurve politike. Ashtu  siç e prisja shumica  komuniste Rama- Ruçi  votoi kundër kandidaturës  sime  duke përzgjedhur dikë që nuk ka asnjë lidhje me përndjekjen politike, përkundrazi  vjen nga ana tjetër .

Thashë qe nuk shpresoja megjithatë respektova të drejtën dhe detyrimin qe kam ndaj shtresës qe përfaqësoj  gjenetikisht , juridikisht dhe politikisht për te qene ne drejtimin e një institucioni shkencor te vetmit qe i kushtohet  tërësisht kësaj shtrese sakrificave dhe qëndrese se sajë heroike 50 vjeçare.  Pati ne fakt  një përpjekje te grupit parlamentar te PD dhe kreut te saj Basha për te arritur një konsensus  me komunistet  e PS-se  qe të paktën ky bord te ishte me ish te përndjekur politike, qe sigurisht i plotëson edhe kushtet ligjore e profesionale , dhe përgatitem se bashku një liste te pranueshme brenda kandidaturave te miratuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve e cila do te miratohej me konsensus. Dhe siç thash me larte qe e prisja , Grupi Parlamentar i PS-se ra dakord për të gjitha kandidaturat e tjera  përveç  meje .  Votimi në kuvend ishte planifikuar dy jave por PD  kërkoi shtyrjen e votimit duke kërkuar qe PS-ja te rishikonte vendimin politik te grupit për kandidaturën time, por  PS edhe nuk  e ndryshoi qëndrimin  duke me etiketuar mua si “krye-armik” një status historik i imi ne raport me komunistet,  jo aq për detyrën time si Kryetar i te përndjekurve politike  por veçanërisht për qëndrimin  tim politik  e profesional  si gazetar. Me thënë të drejtën  kur nuk kam pritur qe komunistët te kenë mendim të mire për mua  e aq me tepër te votojnë kandidaturën time kjo për shkak se për  shkak te asaj qe i kane bëre  e po i bëjnë vendit , shtresës dhe  familjes sime edhe un nuk kam menduar ndonjë here mire për ta , nuk kam votuar  e nuk ka asnjë shans ti te votoj sa te jem gjalle.

Ne fakt ndjehem shume mire me veten qe komunistet nuk me votuan e qe vunë veton veçanërisht për mua . Kjo  tregon se jam ok me ata qe përfaqësoj gjenetikisht e politikisht dhe me bindjet e formimin tim  moral e intelektual. Ne se  ,te me falni , do te mundja te citoja   ish kryeministrin  e tyre terrorist  Mehmet Shehu:  “Kur te shan armiku je ne rruge te mbarë” ,   po ju them paraardhësve te  tij po aq komuniste  “faleminderit qe nuk me votuat”.

Ky qëndrim  i tyre , për ata qer janë ende skeptikë,  tregon edhe një here vazhdimësinë komunistë te PS-se .  Një nga 10 pikata qe duhet te plotësonte  komunisti  sipas statutit te PPSH  ishte “urrejtja për armikun “  qe jo vetëm u aplikua  por edhe iu deklaruar  drejtuesve te  grupit parlamentar te PD-se nga Taulant Balla ne rastin tim.  Sigurisht qe personalisht  nuk kam dyshuar kurrë për ketë dhe jam  i sigurt qe ky qëndrim i komunisteve nuk ka lidhje me origjinën time antikomuniste ,por me qëndrimin tim ne te njëjtën linje me paraardhësit tim ne raport me ta . Nuk pres qe Rama te cilit u kujtoj çdo dite se është biri e nip  i kriminaleve kundër njerizimit  do ti lejonte deputet e vetë te votonin për mua. Nuk  ka asnjë logjike qe mund te besoje qe Gramoz Ruci  te cilin kam kërkuar ta çojnë ne Hage  për gjenocid e krime kundër njerëzimit do te lejonte deputet e tij te votonin për mua . E njëjta  logjike vlen edhe për mua . E njëjta  logjike vlen edhe për emra te tille përafrues politik e gjenetike te familjeve me  kriminale te Shqipërisë Bushati , Klosi  etje , me një fjale e gjithë kupola politike e grupit parlamentar te PS-se.

Mund te  rrime me ore te tera e te sjellim mijëra prova e argumente  për këtë çështje por besoj se është e qarte pse deputetet komuniste nuk kishin asnjë shans te votonin për mua, me gjithë përpjekjen e dëshpëruar te PD-se për te arritur një konsensus për shkak te rastit specifik , institutit për krimet e komizmit . Kjo PS, këta  drejtues te saje janë  ne konflikt interesi te drejtpërdrejtë interesi  me ISKPK pasi ai zbardh e publikon krimet e tyre dhe baballarëve te tyre  e veçanërisht me  mua  qe kërkoj , publikisht dhe zyrtarisht  ndëshkimin ligjor te tyre . Ata me te drejte me shohin si armik , po si armiq  i shoh edhe unë . Ndryshimi  është thelbësor  e historik është tek ajo qe  ndjejmë për njeri tjetrin : ata urrejtje – unë neveri !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here