Plagosje me armë zjarri në Fier

0
290

Dy persona janë plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Fier, pranë gjimnazit ‘Janaq Kilici’. Të lënduarit u transportuan në spital, ndërsa tre persona u arrestuan si autorë të ngjarjes, ndërkohë një i tretë u shpall në kërkim.

D.S rreth 32 vjeç nga Vlora, është një prej të arrestuarve. Gjatë një ndjekjeje nga Policia, autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltës dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër, por nuk ka arritur që ti arratiset policisë.

Njoftimi i Policisë Fier

Polica në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.

Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumë.

Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.

Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG ( dyshohen të jenë të falsifikuara).

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.

Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here