Përfundon takimi i deputetëve me Metën mbi transparencën e kufirit detar me Greqinë, deputetët zbulojnë çfarë u diskutua

0

Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me deputetët e Komisionit të Jashtëm në Presidencë, nisur rreth orës 8:15 minuta lidhur me transparencën e negociatave me Greqinë për Kufirin Detare midis dy vendeve. Pas takimit, disa prej deputetëve folën për gazetarët.

Paloka – Deputeti demokrat Edi Paloka, tregoi disa detaje nga ajo që u trajtua në takim por duke vënë në dukje se jo gjithçka mund të thuhej, pasi kishte një lloj konfidencialiteti.

“Presidenti, – tha Paloka, -I përgjigjet detyrimit për t’i qëndruar fort vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk dua të hyj në detaje sepse ka dhe një lloj konfidenciaiteti, takimi, por shqetësimi që ngritëm ne si opozitë ishte mungesa e transprencës: Pse kjo mungesë transparente dhe a ka arsye për të fshehur diçka?

Ky ishte qëndrimi ynë parimor dhe pati kërkesa për përbërje më të mrië të grupit negociator sepse ka grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve dhe duhen hequr dyshimet që ngrihen.”

Shehu – Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se, ishte një takim i mirë me Presdientin i cili na shpjegoi hapat e tij në përputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne shprehem mbështetjen tonë për të respektuar kushtetuten dhe transparencen si linja e dmosdoshme për tu ndjekur në marrëveshjet me dy vendeve.

Ne paraqitem shqetësimet tona pasi në këtë proces ka shkeje të kushtetueshmërisë dhe mungon transpareneca apo problemet me grupin e negociatorëve

Sipas Shehut ka shkelje që në nisje të procesit të inicuar nga qeveria shqiptare. Shehu tha se çeshtje duhet te zgjidhet ne Gjykaten e Hagës.

Gjosha: Duhet marrëveshje e drejtë për të dyja palët. Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se arritja e një marrëveshje të mirë për çështjen e detit është në interes të dy vendeve, Shqipëri-Greqi. Pas takimit me presidentin Meta në kuadër të negociatave për këtë marrëveshje, deputetja e LSI u shpreh para mediave se transparenca është një element i rëndësishëm.

Gjosha vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Dëshiroj të falënderoj sot Presidentin Meta që iu përgjigj thirrjes së opozitës pas seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, për të pasur një diskutim me të. Ky takim ishte dhe në kuadër të transparencës për të kuptuar të gjitha çështjet që po diskutohen, apo edhe ngërçet që mund të ketë pasur në komunikimet mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës. Ishte një takim tejet konstruktiv. Pas një kohe të gjatë që po diskutohet çështja e detit dhe mosmarrëveshjet që ka Shqipëria me Greqinë, mendoj se nga ky takim doli qartë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, tashmë është një normë kushtetuese. Realisht ajo është vija e kuqe e të gjithë negociatave që do të kryhen, por edhe për informacionin që sot po kërkohet të vihet në dispozicion, në mënyrë që të jepet më pas një dritë jeshile për të vijuar me përfundimin e marrëveshjeve. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë sa më shumë, jo vetëm që kjo marrëveshje të jetë më e mirë, por edhe të jetë më e drejtë për qytetarët shqiptarë dhe për palën greke. Mos harrojmë që Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë një marrëdhënie sa më të mirë dhe të mos kemi çështje të hapura, aq më tepër sot kur bëhet fjalë edhe pas publikimit të strategjisë së zgjerimit, ku realisht është një detyrë marrëdhënia me fqinjët dhe zgjidhja e të gjithë çështjeve të mbartura, deri në anëtarësimin e plotë në BE”, u shpreh deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

Kodheli – Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deklaroi pas takimit të deputetëve me kreun e shtetit Ilir Meta se “ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja e kufirit detar me Greqinë të mos dështojë sidomos për momentin historik që po kalon Shqipëria, nevojën për të hapur negociatat me BE.”

“Dua ta falendeorj Presidentin, – tha Kodheli pas takimit, –  për angazhimin e tij personal që pati për të informuar Komisionin e Jashtëm lidhur me dhënien e Autorizimit nga ana e tij për fillimin e negociatave me qeverinë greke për gjithë ç’ka ka ngelur pezull këto vite. Ne jemi mjaft të interesuar si përfaqësues të mazhorancës se kjo marrëveshje do të kalojë në parlament.

Ramë dakord për nevojën absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë duke pasur paraysh momenti nhistorik që Shqipëria po kalon, nevojën që ka për të hapur negociatat me BE; këto janë elementë që e bëjnë këtë marrëveshje më të rëndësishmen e qeverisë shqiptare me qeverinë greke. Padyshim që negociatat duhet të finalizohen në të mirë të dy vendeve, të fqinjësisë mes dy vendeve dhe në radhë të parë të Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar të gjitha rolet në këtë marrëvesheje, të presidentit, të parlamentit dhe këto janë bazë e mirë ligjre dhe morale për të ngrritur një marrëveshje, marrëdhënie bashkëpunimi besimi reciprok midis dy institutive të rëndësishme të vendit si presidenca, qeveria dhe  parlamenti

Ne kemi dëgjuar me vëmendje çfarë presidenti tha dhe ndajmë të njëjtin qendrim.

Marrëveshja duhet të mos dështojë, duhet të bëhët në të mirë të shqiptarëve të të gjithë vendit dhe të gjithë rajonit se kështu do të jemi të sigurtë se marrim atë që meritojmë dhe vazhdojmë drejt një rruge që nuk do të ketë më pikëpyetje.

Nuk u diskutua për grupin negociator. Grupi negociator është prezantuar  tek Presidenti. Biseda ishte e lirë dhe miqësore. Grupit negocitor mund t’i atashohen profesorë të fushës ndërkombëtare so këshilltarë. Neser grupi negociator do të ulet dhe bisedojë.

Ne në takim nuk u futëm në diskutim midis mazhorancës dhe opozitës, por i drejtuam pyetje  Presidentit dhe u  dakortësuam.”

Lini nje pergjigje