I ftohti pritet edhe në mars, sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave I ftohti pritet edhe në mars, sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave

0

Europa do të përballet me një tjetër valë të të ftohtit që do të zgjasë edhe gjatë muajit mars, ndërkohë që  lë pas të ftohtin siberian, që shkaktoi kaos nga Britania e deri në Itali.

Çmimet e energjisë janë rritur përpara valës së dytë të ajrit të ftohtë që pritet të mbajë temperaturat e ulëta në Europën Veriore deri në mes të këtij muaji.  Çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar janë dyfishuar duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 1 dekadë gjatë kësaj jave, ku acari solli bllokimin e trafikut, ndërprerjen e fluturimeve dhe reshje dëbore në të gjithë rajonin.

Një masë ajrore me prejardhje nga Arktiku drejt Europës do të parandalojë ajrin e ngrohtë që të lëvizë drejt Veriut të paktën deri në mes të këtij muaj, sipas Jason Nicholls, meteorologjist i  AccuWeather. Shumica e parashikuesve të intervistuar nga Bloomberg, thanë se gjysma e parë e Marsit do të jetë më e ftohtë se normalisht dhe se kjo do të ndihet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, vendet skandinave dhe rajonin e Baltikut.

Sipas një harte të ofruar nga Qendra Europiane për Parashikime të Motit (ECMWF) në Mbretërinë e Bashkuar, krahas rajoneve të mësipërme, valës së të ftohtit nuk do t’i shpëtojë edhe Gadishulli Ballkanik, përfshirë Shqipërinë.

Ndërsa kushtet në javët e ardhshme nuk do të jenë aq të ashpra sa java që kaloi, sipas AccuWeather, temperaturat pritet të bien thuajse 3 gradë Celsius poshtë nivelit normal.

Sipas analistëve, shkruan scan.tv, çmimet e energjisë dhe gazit do të kenë luhatje të mëdha në Europën Veriore dhe Qendrore.  Ky shkurt ishte më i ftohti në 10 vite, gjë që nxiti tregtarët të tërheqin gaz nga magazinat e ruajtjes me normën më të shpejtë në 1 dekadë.

Lini nje pergjigje