Transferta të mëdha parash në llogari të biznesmenit, Tahiri ishte në dijeni të hetimit që në 2015

0
1228

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” është shpallur në kërkim lidhur me sasinë rekord prej 613 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës.

Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të  kompanisë shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Mirëpo Arbër (Arben) Çekaj nuk është një njeri u panjohur për policinë dhe prokurorinë, pasi ka pasur informacione për aktivitetet e tij jo ligjore.

Burime thanë se në shtator-tetor 2015,  Arbër (Arben) Çekaj është hetuar për  “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe se ka pasur informacione se shumat në vlera të larta të transferuara në emër të shtetasit Arbër (Arben) Cekaj, ka lindur dyshime për aktivitetin e këtij shtetasi.

Dosja e këtij shtetasi i është dërguar ministrit të atëhershëm, Sajmir Tahiri, në një informacion konfidencial nga Haki Çako. Dosja është përpiluar nga Policia e Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here