Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018

0
1256

Ministria e Arsimit shpall datat zyrtare për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2018. Lista e provimeve ngelet e njëjta me atë të vitit të shkuar, ndrësa sa u përket rregullave për pranim në provimet e maturës, MASH ka bërë disa ndryshime. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të mbajë një deklaratë për të dhënë informacione të detajuara mbi provimet e maturës së vitit aktual.

Provimet e Maturës Shtetërore 2018 për shkollat e mesme të përgjithshme do të jenë:

a) Provime të detyruara: “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë” dhe “Gjuhë e huaj”.

b) Provime me zgjedhje

Provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2018 për shkollat e mesme profesionale të jenë:

a) Provime të detyruara: “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj” dhe

“Teori profesionale e integruar” sipas drejtimit/profilit që maturanti/kandidati ka ndjekur

ne shkollë.

b) Provimi me zgjedhje.

Datat e provimeve:

Gjuhë e huaj (me detyrim) – 04 qershor 2018

Gjuhë shqipe dhe letërsi (me detyrim) – 08 qershor 2018

Matematikë (me detyrim) – 13 qershor 2018

Provime me zgjedhje (2) – 20 qershor 2018

E drejta për dhënien e provimeve të Maturës

1. Provimet e Maturës i jep maturanti/kandidati qe ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1,/ A1Z.

2. Kandidatit që ka marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshiron të aplikojë për studime në IAL, t’i njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvlershme me to, të njësuara nga DAR/ZA-ja. Ky kandidat, në rastet kur nuk ka dhënë provime me zgjedhje, ose i ka dhënë dhe nuk ka rezultuar kalues, ka të drejtë te japë provime me zgjedhje, kur e ka të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga IAL-1ë.

3. Çdo maturant që fiton provimet e detyruara dhe me zgjedhje, pajiset me diplomë.

4. Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 20L4,por nuk janë pajisur me deftesë pjekurie/diplomë, nuk e japin gjuhen e huaj si provim të detyruar. Pasi kanë fituar provimet e Maturës, marrin diplomë dhe certifikatë të Maturës Shtetërore, modele te vitit 2011.

5. Diploma për të gjithë maturantët/kandidatët lëshohet vetëm njëherë.

6. Maturanti/kandidati, nëse nuk rezulton kalues në sesionin e parë të Maturës, në sesionet e ardhshme jep vetëm provimin/et e detyruara dhe me zgjedhje, në të cilat ka mbetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here