Shëndeti, dashuria, paratë… Horoskopi për muajin Mars

0

Horoskopi mujor për muajin Mars 2018

DASHI21. mars – 20. prill

Muaj goxha i qete dhe i thjeshte do jete ky për te gjithë. Do keni ide brilante dhe do i mbroni ato me çdo kusht edhe para atyre qe do ua kundërshtojnë. Çështjet sentimentale do favorizohen tej mase si për te dashuruarit ashtu edhe për beqaret. Çiftet do merren vesh me se miri, do qëndrojnë me shume me njeri-tjetrin dhe do zgjidhin keqkuptimet e vjetra. Beqaret do harxhojnë kohe duke kërkuar dashurinë, por do ja arrijnë qëllimit. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël. Mundohuni te mos bëni jete sedentare sepse problemet do bëhen me serioze. Ne planin financat gjendja do jete me e mire se disa jave me pare, megjithatë serish duhet te bëni kujdes me shpenzimet. Ne pune do jeni me shume fat dhe do i vini ne zbatim te gjitha projektet e menduara. Shume gjera pozitive do ndodhin ne këtë plan.

DEMI21. prill – 21. maj

Gjate këtij muaji do keni mbështetjen dhe ndihmën e te afërmve dhe do i kaloni shpejt vështirësitë qe do iu dalin. Familjaret do ju drejtojnë shpejt atje ku duhet. Te dashuruarve do ju ndriçoje fati dhe do kalojnë një muaj fantastik. Çdo dite do jete si një feste me vete. Beqaret ka rrezik te ngatërrojnë miqësinë me dashurinë të zhgënjehen javët e para. Gjithsesi pas datës 20 mundësitë qe do iu shfaqen do jene me te mira dhe disa do e gjejnë edhe dashurinë e madhe. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm. Do jeni me energjike se kurrë, nuk do keni me probleme me gjumin dhe nuk do keni shqetësime nga barku. Sektori i financave nuk do varet tërësisht nga mënyra juaj e te menaxhuarit, megjithatë mire është te bëni kujdes me çdo hap. Ne pune do keni me shume sukses nëse jeni artiste ose mësues, ndërkohë qe te tjerëve do ju dalin shpesh pengesa.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Për ju do jete një muaj i mbushur me aksion, por do jeni edhe te arsyeshëm dhe te duruar kurdoherë. Për çiftet do jete periudhe pozitive, por 10 ditët e para kane për te qene te mrekullueshme. Do merren propozime te mëdha, te cilat mund te ndryshojnë jetën përgjithmonë. Për beqaret, nga data 11 e me tej do ketë vetëm emocione dhe kënaqësi pafund. Për ta jeta do ndryshoje rrënjësisht për mire atëherë kur nuk do e presin aspak. Shëndeti për fatin e keq nuk do jete i përkryer. Do lodheni dhe do keni disa shqetësime nga shpina, muskujt dhe nga koka. Financat duhen pasur me shume nen kujdes sidomos deri ne datën 19. Po bëtë gabime deri atëherë do përballeni shpejt me probleme serioze. Ne pune do ndiheni me te lire per te bere atë qe dëshironi. Do jeni mjaft kreative, perfeksioniste dhe do arrini çdo qellim.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Gjate këtij muaji nuk do mungojnë aspak momentet pikante. Do jeni goxha energjike dhe do dëshironi te bëni çdo gjë ashtu si t’iu vije. Te dashuruarit deri javën e pare duhet te tregohen me te kujdesshëm e me te matur me fjalët, pasi ashtu do sigurojnë një te ardhme me te ndritur. Pas javës se dyte ata do i shprehin edhe me shume ndjenjat dhe do kalojnë çaste romantike me partnerin. Beqaret do kenë mundësi për takime, por duhet te gjejnë mënyrën e duhur si te joshin. Disa do jene me fat, por disa te tjerë duhet te presin ende. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak sepse gjendja do jete e shkëlqyer gjithë kohen. Sektori i financave do kenë tronditje te njëpasnjëshme, megjithatë fale ndihmës se familjareve do kaloni gjithçka. Ne pune shpesh do hezitoni te hidhni hapa nga frika se mos gaboni. Pas datës 19 do merrni disa propozime shume te mira qe nuk duhen humbur.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ky muaj ka për t’iu pëlqyer tej mase. Do jeni gjithë kohës ne humor dhe do bëni gjithçka qe do ju shkoje ne mendje pa u ndalur nga mendimet e te tjerëve. Te dashuruarit do kalojnë akoma me shume kohe me partnerin, do flasin edhe me hapur me te e madje do mendojnë te bëjnë plane goxha afatgjata. Beqaret do bazohen me shume tek pamja e disa personave e jo te shpirt duke bere kështu edhe gabime. Gjendja shëndetësore do jete e qëndrueshme. Edhe ata qe kane pasur shqetësime muajin e shkuar do jene me te qete. Sektori i financave, deri ne datën 18 do jete i shkëlqyer, madje mund te ketë edhe përmirësime te konsiderueshme. Me pas duhet te bëni pak me tepër kujdes me shpenzimet. Ne pune do i qartësoni mendimet javën e pare dhe ne datën 17 ose 19 do merrni vendime te rëndësishme qe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën e gjerave.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Muaj përgjithësisht i mire do jete ky edhe pse mund te ketë edhe dite delikate e te trazuara. Mundohuni te mendoni sa me shume për veten dhe familjen dhe ua voni shume veshin fjalëve te atyre qe ju rrethojnë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë ndjenja edhe me te thella për atë qe kane ne krah dhe këtë muaj do gjejnë mënyra nga me te ndryshmet për t’i bere publike. Nuk do mungojnë as surprizat dhe as deklaratat e forta. Beqareve do ju shfaqet papritur dikush dhe do fillojnë lidhje vërtet emocionuese e afatgjata. Shëndeti do mbetet delikat deri javën e trete dhe shqetësimet do jene te vazhdueshme. Java e fundit do jete me e qete. Sektori i financave ka për te qene goxha i qete. Do jeni te qarte për gabimet e bëra dhe do merrni masa me strikte. Ne pune do keni performanca me te mira gjate javës deri ne datën 20, ndërkohë qe me pas do ju rendohet disi situata.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Muaj shume i ëmbël dhe i adhurueshëm. Do ndiheni përgjithësisht te qete dhe nuk do keni probleme serioze ne asnjë fushe. Te dashuruarit do kenë një periudhe te mbushur me emocione, kënaqësi, surpriza dhe gjera vërtet interesante. Si ky muaj nuk kane për te kaluar gjate gjithë vitit. Beqaret do jene me te qarte ne mendime dhe do dine ke te afrojnë pas vetes dhe ke ta shmangin. Nga java e dyte dhe e trete mund te kenë edhe takime interesante. Sektori i shëndetit mund te ketë edhe periudha paksa delikate, por qe do kalojnë shpejt. Konsumoni me shume lëngje dhe perime dhe do ndiheni me mire. Ne planin financiar përveçse do keni fat do jeni edhe menaxhues te shkëlqyer. Ne pune, nëse jeni te specializuar ne fushën e artit, krijimit apo komunikimit do jeni shume te privilegjuar dhe do keni arritje te mëdha. Te tjerët jo aq shume, por as probleme nuk do kenë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë muaj do jeni shume me shprehës dhe te përkushtuar ne çdo fushe. Do dini si t’i mbani marrëdhëniet te qëndrueshme dhe jo problematike. Te dashuruarit vetëm javën e pare mund te kenë ndonjë debat te vogël sepse me pas gjithçka do ju ndryshoje për mire dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqareve do ju vije ne pune një koleg i ri për te cilin do ju rrahe zemra menjëherë sa do e shohin. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë ndonjë dite mund te keni shqetësime nga koka apo shpina qe nuk duhet t’i neglizhoni asnjëherë. Për financat do harxhoni shume kohe dhe energji për ta përmirësuar situatën kështu qe do ja dilni mbanë me sukses. Edhe ndihma e te afërmve do jete e vyer. Ne pune mos prisni qe te arrini majat me ndihmën e kolegeve, por bëni vete përpjekjet me te mëdha qe edhe përfitimet t’i merrni vete.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Gjate këtij muaji shpesh do jeni ne dyshim. Ndonjëherë do preferoni te rini ne qetësi dhe t’i merrni gjerat si t’iu vijnë e ndonjëherë do dëshironi ndryshime ne çdo fushe. Nëse jeni ne një lidhje është e sigurte qe do bëni plot aktivitete te përbashkëta me partnerin dhe do ndiheni me mire se me pare. Dy javët e pare do jene me te begata, sepse pas datës 13 do filloje te ulet ritmi. Beqaret do kenë plot mundësi për njohje te reja, por do gjendjen ne mëdyshje për te filluar një lidhje apo për t’iu përkushtuar me shume familjes e cila ka nevoje. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe. Edhe nëse do keni ndonjë shqetësim nga barku gjithçka do kaloje shpejt. Sektorit te financave duhet t’i përkushtoheni me tepër. Nëse keni probleme te vogla merrni masa sa me pare. Ne pune, deri ne datën 18 gjithçka ka për t’iu ecur sipas planeve, ndërkohë qe me pas mund te ketë edhe ndonjë tronditje.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Muaj shume pasionant do jete ky për te gjithë sidomos nëse e lini veten te lire dhe nëse keni durim. Te dashuruarit nuk duhet te presin ndonjë mrekulli deri ne datën 11 sepse ne fakt do jeni me te fokusuar ne fusha te tjera.. gjate muajit nuk do mungojnë çastet drithëruese dhe pasionate, por as ditët e mbushura me debate dhe kur duhet te bëni lëshime. Beqaret do kenë njohje goxha interesante, por nuk do hedhin hapa pa ju dhënë miratimin edhe miqtë e afërt. Shëndeti mund te kaloje edhe dite delikate, megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Kujdesuni pak me tepër edhe për gjumin dhe ushqimin. Financat do jene goxha me te favorizuara këtë muaj kështu qe mund t’i shlyeni borxhet e vjetra dhe do ndiheni me te qete. Ne pune do i keni idetë e qarta dhe do dini gjithmonë çfarë hapash te hidhni. Ne përgjithësi gjerat do ju ecin si i kishit menduar.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Muaj i paqëndrueshëm do jete ky për te gjithë. Here do ndiheni mire dhe te qeshur e here te mërzitur dhe te shqetësuar për te ardhmen. Te dashuruarit do kalojnë me shume momente te ngrohta dhe harmonike sesa probleme dhe debate ne çift. Ata do i kuptojnë edhe gabimet e bëra veta dhe do gjejnë mënyra te veçanta për te kërkuar falje. Beqaret do kenë me shume fat pas datës 10. Kudo qe te shkojnë ata duhet t’i bëjnë sytë katër. Shëndeti javët e para nuk do jete i shkëlqyer. Mund te keni goxha shqetësime qe nuk duhen lënë pas dore asnjë moment. Me financat duhet patjetër te tregoheni me te matur. Ne datat 11 dhe 18 ka rrezik te shpenzoni aq shume saqë do gjendeni me pas ne situata shume te vështira. Ne pune nuk do ju mungoje aspak frymëzimi, por frika e mos arritjes se objektivave ne kohe shpesh do ju stepe. Duhet te jeni me te vendosur.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Muaj shume pozitiv dhe i mbushur me surpriza. Nëse jeni ne një lidhje, do kaloni çastet vërtet impresionuese dhe zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Nëse i jepni rëndësinë e duhur partnerit ai nuk do ngurroje as t’iu beje propozimin qe keni pritur prej kohesh. Beqaret nuk duhet kurrsesi te mbyllen ne shtëpi sepse do humbasin mundësitë e jetës. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla vetëm ditën e pare, ndërkohë qe pas datës 7 do filloje një periudhe e begate, me energjike dhe pa asnjë lloj shqetësimi. Për ushqimin do jeni te kujdesshëm gjithashtu dhe kjo do ju mbaje me ne forme. Jupiteri do jete planeti qe do ua mbroje gjithë kohës financat dhe do ju beje me te logjikshëm me shpenzimet. Situata nuk do jete e shkëlqyer, por goxha me e mire nga me pare. Për punën do jete një muaj goxha i qete. Do vazhdoni projektet e nisura me pare dhe nuk do hasni aspak pengesa.

/ Horoskopi shqip /

Lini nje pergjigje