Marcelo, Modric apo Kross/ Ja kush do rikthehet në ndeshjen kundër PSG-së

0
301

Marcelo është rikthyer në stërvitje me grupin dhe duket se pa ndonjë problem do të zbresë në “Parc des Princes” të martën mbrëma në sfidën që Reali do të zhvillojë me PSG-në.

Toni Kroos dhe Luka Modric vazhdojnë të mos stërviten me ekipin, por Zinedine Zidane mund të jetë i lumtur për faktin se tashmë ka rikuperuar brazilianin.

Marcelo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës  dhe sipas “AS”, ai pa ndonjë problem pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër PSG-së në ndeshjen e kthimit të Champions League, ku Madridi udhëton në Francë me rezultat fantastik nga sfida e parë, pasi triumfoi 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Zidane tani po lutet për rikthimin e dyshes, Kroos dhe Modric. “AS” raporton se për të luajtur të martën mbrëma kundër PSG-së, Modric dhe Toni Kroos duhet të stërviten të premten me pjesën tjetër të skuadrës, në të kundërtën, vështirë se do t’ia dalin të përgatiten për sfidën e së martës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here