Ish-shefi i Antikrimit: Kokaina u kap nga DEA. Labratorët e drogës janë në Shqipëri

0

Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur jashtë Portit të Durrësit. Në studion e Report Tv, ish-zyrtari Hoxha deklaroi se 613 kg kokainë u kap nga DEA Amerikane dhe jo nuk nga Policia Shqiptare.

Sipas tij, DEA kishte vendosur GPS brenda lëndës narkotike dhe më pas ka njoftuar policitë dhe institucionet për kapjen e saj, ndërsa ka ndjekur gjithë operacionin. “DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar”, tha Hoxha.

Ai thotë se kokaina e mbërritur në portin e Durrësit do dërgohej në laboratorët e posaçëm të cilët sipas Arjan Hoxhës, ndodhen në Shqipër?
Kjo ishte sasia më e madhe e kapur …
Sa i përket aksionit, me vlerë qindra milionë euro, pjesa që e quaj alarmante do të thotë se derisa grupet kriminale kanë arritur të depërtojnë, kanë marrë aq shumë garanci sa të transportojnë në një ngarkesë të vetme aq shumë, kjo do të thotë se Shqipëria është kthyer në një vend magazinimi të drogërave të forta. Marijuana tani nuk përbën lajm, kjo është alarmante. Kapja e kokainës nuk është rezultat i Policisë së Shtetit, rezultat do ishte nëse do kishim ngjarjen të faktuar, kokat e grupeve kriminale të arrestuara dhe jo një shofer.

Xhafaj e kundërshtoi ..?
Është procedim i nisur dhe zbuluar nga DEA. Në këtë procedim ka marrë pjesë dhe Drejtoria e Hetimit Doganor, si dh policia e shtetit, që bënë ekzekutimin e vendimit.

Çfarë na bën të besojmë se ka instanca tjera?
Po të kishim, si e propagandojnë se e kemi bërë ne këtë procedim, ne sot do kishim të dokumentuar personat që janë përfshirë në trafik. Deri tani askund nuk thuhet se ky procedim është bërë në filan datë. Nuk kemi deri tani person ndaj të cilit është ngarkuar ky procedim penal. Ne kemi qenë vend që thjesht ka ardhur ngarkesa dhe është bërë ekzekutimi dhe sekuestrimi i kokainës. Shqipëria është kthyer në vend të sigurt të transportit të heroinës dhe kokainës, bazë e sigurt për grupet kriminale, që vetëm aty ku kanë siguri të plotë mund të sjellin një sasi kaq të madhe. Ata kanë investuar miliona euro, pasi kanë qenë të sigurt.

Nëse janë instancat e huaja, DEA, si e ndjek ajo drogën deri këtu, me çfarë metodash?
DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar. Mban nën vëzhgim në distancë institucionet deri në finalizimin e operacionit. Ky nuk është sukses, por dështim i policisë shqiptare, pasi përderisa është kapur një ngarkesë kaq e madhe me dhjetëra raste të tjera kalojnë tonelata droge.

Kjo sasi rekord kokaine që ka hyrë, do të thotë se grupet kriminale këtu kanë garanci. Ajo që është më alarmante se lënda narkotike ka ardhur e pastër dhe do të përpunohej, tregon se kanë garanci më të tepër se vendet e tjera të rajonit dhe do bëhej në laboratorët në vend. Laboratorët në Shqipëri bëjnë përzierjen dhe droga shpërndahet sipas destinacioneve ku do shpërndahet.

Gjurmët e gishtave janë një nga llojet e provave që mund të na çojnë në zbulimin e autorëve, duke i lidhur me provat e tjera. Dy të arrestuarit do jenë të dyshuar gjatë fazës hetimore dhe më pas gjyqësore.

Lini nje pergjigje