Afera “ARMO”, 74 milion dollarë të humbura ose 20 mijë familje për 10 vjet pa ndihmë sociale

0

Rezultojnë 74 milion dollarë të humbura nga mospagimi i taksave për naftën e prodhuar gjatë vitit 2017 në ARMO.  Kjo shumë do të mjaftonte për të paguar 1000 punëtorë për 10 vjet me nga 500 euro në muaj. Ose për të paguar ndihmën sociale për 10 vjet me rradhë, për 20 mijë familjet e varfëra, të cilave kryeministri Rama iu ka ndërprerë pagesën për kafshatën e bukës së gojës.

Loading...

Vjedhja nga taksat e papaguara: 74 milion dollarë

Gjatë vitit 2017 janë prodhuar rreth 197 milion litra nafte në Uzinën e Ballshit.

Vlera e naftës së prodhuar gjatë 2017 ka qënë 28,2 miliard lekë ose 212 milion euro.

Taksat e papaguara gjatë 2017 janë 8.5 miliard lekë, ose 63 milion euro, ose 74 milion dollarë

Dalin dy përfundime:

  • Janë përvetsuar(vjedhur) 74 milion dollarë për 11 muaj nga mospagesa e taksave.
  • Kjo shumë është e barabartë me pagat e 1000 punëtorëve për 10 vjet me nga 500 euro në muaj

Përgjegjësit e vjedhjes masive në ARMO-Ballsh: Rama & Co

Në një takim me punonjësit e ARMO në Ballsh, kryeministri Rama e ministri Gjiknuri, me Beson në krah, i premtuan naftëtarëve, se me ardhjen e menaxherit amerikan (që më vonë rezultoi spekulant) UZINA e Naftës në Ballsh do të vihej në punë dhe kështu do të paguheshin të gjithë pagat e prapambetura dhe gjithcka do të rregullohej edhe për të ardhmen. I gjithë ky rezultoi një mashtrim:

  • ARMO me borxhe të mëdha, pas largimit të mikut qeveritar u zhyt edhe më shumë në borxhe;
  • Punëtorët u hodhën në protesta se s’morën as pagat e prapambetura as të rejat;
  • Rama dhe Gjiknuri lanë duart si Pons Pilati;
  • “Miku” qeveritar u largua i qetë; nuk dihet ku kanë shkuar 74 milion eurot.
  • Tatimet s’grumbulluan 74 milion dollarë nga detyrimet fiskale (TVSH, e taksa të tjera).

Pyetjet që shtrohen

Nga analiza e të dhënave rezulton se evazioni fiskal është 74 milion dollarë, vetëm nga mospagimi i detyrimeve fiskale, TVSH, dhe taksa te tjera. Shtrohen pyetjet:

  • Përse Drejtoresha e Tatimeve ka lejuar mospagimin e TVSH dhe taksave të tjera?
  • Përse Ministri i Financave Ahmetaj e ka lejuar ketë shkelje të ligjit dhe është bërë bashkëpërgjegjës në kryerjen e këtij evazioni fiskale dhe shkelje të ligjit?
  • Përse Ministri Gjiknuri ka heshtur dhe ka lejuar këtë vjedhje në ARMO ndërkohë që i kishte premtuar punëtorëve të ARMO gjëra te tjera?
  • Përse kryeministri Edi Rama ka heshtur?
  • Në cilën llogari bankare kanë vajtur 74 milion dollarët? Në off shore?

Duket se kjo është një afere e tmerrshme korruptive ku janë të implikuar strukturat më të larta të shtetit. Bëhet pyetja: Përse nuk vepron Prokuroria e krimeve të rënda për këtë vjedhje me përmasa gjigande?

74 milion dollarë mjaftojnë për të paguar ndihmën sociale për 20 mijë për 10 vjet

Fondi i ndihmës sociale për vitin 2016 ka qënë 4,115 miliard lekë ose 31 milion dollarë për 80147 familje. Pra mesatarisht rreth 31 dollarë për cdo familje në muaj apo 38 mijë lekë më muaj për cdo familje. Në 2017 ky numër është zvogluar padrejtësisht me 20 mijë familje.

Ndërkohë gjatë vitit 2017 në ARMO, nga mospagimi i detyrimeve fiskale (TVSH dhe taksa të tjera) janë vjedhur 74 milion dollarë ose 10 miliard lekë të reja apo 100 miliard lekë të vjetra. Kjo shumë e vjedhur është sa dyfishi i fondit të ndihmës sociale për familjet në nevojë. Nëse këto para të vjedhura në ARMO do ti shtoheshin Fondit të Asistencës, atëherë Fondi do të rritej me rreth 2,5 herë.  Thënë ndryshe, nëse paratë e vjedhura do ti jepeshin 80147 familjeve në nevojë atëherë seicila prej tyre do të merrte mesatarisht 110 dollarë në muaj në vend të 31 dollarëve që ka marrë nga Fondi i Ndihmës Sociale.  Për të qënë më e qartë për familjet e varfëra, duhet thënë se nëse paratë e vjedhura në ARMO do ti shtoheshin Fondit të Ndihmës Sociale, atëhere seicila prej tyre do të merrte rreth 150 mijë lekë në muaj në vend të 38 mijë lekëve që ka marrë gjatë vitit 2017.

Pyetja që shtrohet: Kjo shumë e vjedhur ku ka vajtur ndërkohë që 20 mijë familjeve të varfëra i është ndërprerë ndihma sociale? Nëse shuma 74 milion dollarë do të vihej në dispozicion të 20 mijë familjeve të varfëra të cilave Rama i ka ndërprerë asistencën sociale, ajo do të mjaftonte për 10 vjet. Familjet e varfëra duhet të kuptojnë se atyre i është ndërprerë ndihma sociale apo thënë ndryshe për ta nuk ka para për ndihmë sociale se Rama and Co, kanë futur në xhepat e tyre, vetëm në një vit, 74 milion dollarë, duke mos paguar taksat nga prodhimi i naftës në ARMO, ndërkohë që ato me këtë shumë që duhet të shkonte në buxhetin e shtetit, do të mund të siguronin bukën e gojës për 10 vjet.

Loading...

Lini nje pergjigje