A është peshk i madh biznesmeni i bananeve? Befason me përgjigjen e tij

0
266

“Po une s’jam as bretkose, jo me peshk”. Keshtu u shpreh sot Arbër Cekaj, pronari i firmes Arbri-Garden, i cili eshte shpallur ne kerkim nga policia pasi u kap kokaine rekord ne Maminas, teksa ne magazina shkarkoheshin bananet qe firma e tij kishte porositur ne Kolumbi.

Ai sot ka folur sot per News24 dhe eshte pergjigjur per akuzat qe jane bere qe prej dites se djeshme qe ai ka lidhje dhe mbeshtetje me politkane shqiptare

“Në momentin që doli lajmi kam prerë biletën për t’u kthyer. Kam parë politikanë që kanë thënë ky është me PS, ky është me PD.

Për fat të keq jam një shqiptar dhe një tropojan që s’di ta përdor për fatin e mirë as armën, jo më bandën, skam pas kurrë probleme me qeverinë shqiptare, gjermane, kam lëvizur gjithnjë i lirë. Unë lëviz nga Kosova se bileta e avionit ka qenë më e lirë.

Kam kapur një avokat në Gjermani, kam avokat në Shqipëri të kompanisë sime dhe s’kam lidhje me politikën, as kam votuar që ta dinë të gjithë, jemi një familje inteligjente, skam as vila as saraje, Arbër Ceka një qytetar fare i thjeshte që sështë dënuar as me gjobë as me burg për në Gjermani.

Policia duhet te bente show prandaj reagoi ashtu ne ate moment, dhe kjo eshte per fat te keq Shqiperia jone. Te priste te shikonte se ku do shkonte droga, por e dinin se droga nuk ishte per firmen Arbri Garden”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here