Zbulohet dokumenti/ Granti për “Arbi Garden” nuk u dha nga Ministria e Bujqësisë, por nga BE

0
379

Ngjarja e sekuestrimit të 613 kg kokainë në kompaninë “Arbi Garden” që merrej me importin e frutave, ka bërë që të shihen të gjitha kontratat që ka pasur kjo kompani me institucionet shtetërore. Disa portale aludojnë për një grant që “Arbi Garden” përfitoi më 4 qershor 2015, për ndërtimin e disa dhomave frigoriferike ku theksohet se ky grant u dha nga Ministria e Bujqësisë.

Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë me dije për se granti në fjalë nuk është dhënë direkt nga ky institucion, por nga një grup organizatash të BE-së që prej vitesh kanë mision mbështetjen e biznesit vendas dhe zhvillimin e Bujqësisë. Në vitet kur është lëshuar garanti kompania në fjalë nuk ka pasur asnjë penalitet ligjor dhe gjithsesi një procedurë e tillë nuk ka qenë e ndaluar ligjërisht, pasi operonte si gjithë kompanite e tjera.

Konkretisht bëhet fjalë për projektin  “IPARD-Like”, i cili ka si mision “Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural” dhe financohet nga fondet e BE-së dhe Qeveria Gjermane, dhe bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit shqiptar. Komuniteti Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian i cili përfaqësohet nga ana e tij përmes Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit).

Përgjatë viteve që operon në Shqipëri ky projekt ka disburusuar dhjetëra biznese duke u bazuar në kriteret dhe procedurat ligjore, sipas kritereve të institucioneve të BE. Miratimi final për lëvrimin e fondeve kryej nga zyra e BE dhe GIZ.

Burime thanë se “Projekti Ipard Like është menaxhuar tërësisht nga Agjencia Gjermane për Zhvillim (GIZ) dhe strukturat në varësi të Ministria e Bujqësisë ishin ne proces trajnimi për rritjen e kapaciteteve njerëzore. Pra, vendimmarrja në lidhje me fituesit ndërmerrej nga përfaqësuesi i Delegacionit Europian në Tiranë, GIZ, në përputhje me kriteret e përcaktuara në udhëzimin e miratuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Buxheti i grantit përbehej 75 përqind e fondit nga Bashkimi Europian dhe vetëm 25 përqind buxheti i shtetit”.

Procedura e ndjekur në këtë projekt parashikonte se për çdo rast përjashtimor, vendimi final merrej nga Delegacioni i BE. Pra edhe nëse GIZ hasej me projekte të cilat mund të mos ishin parashikuar në udhëzim, miratimi  final e merrte delegacioni i BE.

Në konkludim faktohet se  projekti është bërë nga Ilir Pilku, i asistuar nga USAID.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here