Tritan Shehu-Bushatit: Përdorët terma të papajtueshme kur folët për Presidentin

0
115

Deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkojnë seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë.

Kërkesa u artikulua nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se në emër të PD do të depozitojnë me shkrim këtë kërkesë.

“Unë nuk mund të mos ta nis fjalën time duke ju tërhequr vëmendjen për shkelje të rëndë të etikës që ju treguat gjatë fjalës tuaj ndaj anëtarëve të komisionit, ndaj Presidentit të Republikës duke përdorur terma të papajtueshme ndaj këtyre institucioneve thelbësore.

Duke marrë shkas nga kjo gjë unë do të bëj kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që pas kësaj mbledhje në një ditë të përshtatshme të organizojmë një mbledhje të dytë dhe të thërrasim këtu për një seancë dëgjimore Presidentin e Repulikës. Ne do ta praqesim edhe me shkrim këtë kërkesë dhe kërkojmë që këtu të vijë edhe presidenti i republikës. U bënë shumë lojëra fajlësh mbi të, shumë akuza mbi të, ato probleme zoti ministër ti zgjidhi me presidentin. Ne nuk na intereson sa herë ka shkuar ministri në Presidencë”, tha Tritan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here