Trajneri i njohur: Messi duhet te pezullohet, ai nuk është njeri

0
184

Lionel Messi është aq i mirë saqë duhet të pezullohet nga futbolli derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri, ka thënë në formë shakaje trajneri i Iranit, Carlos Queiroz.

Ylli i Argjentinës, pesë herë fitues i Topit të Artë, është në formë të jashtëzakonshme përsëri këtë sezon teksa Barcelona e synon tripleten e dytë brenda katër sezoneve.

Messi po ashtu realizoi het-trik në ndeshjen e fundit të Argjentinës kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke ia siguruar vendit të vet një fitore prej 3-1 dhe një vend në Kupën e Botës në Rusi.

Queiroz ishte shumë afër një barazimi të famshëm pa gola kundër Argjentinës në Kupën e Botës para katër viteve në Brazil, por Messi shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

64-vjeçari beson se ai moment nënvizoi gjenialitetin e sulmuesit të Barcelonës.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk është nga kjo botë. Sikur të ishte njeri, nuk do ta kishte atë moment magjik në atë ndeshje”, ka thënë Queiroz për FIFA.com.

“Zakonisht nuk më pëlqen kur humbas, por nuk u ndjeva negativisht nga ajo humbje. Kur diçka magjike si ajo ndodh, atëherë e kupton se futbolli është i gjallë dhe dominues, dhe për këtë arsyeje është njëri prej sporteve më të mira për t’i shikuar në gjithë botën. Ky moment është edhe më i veçantë kur vjen nga një lojtar i cili nuk duhet të lejohet të luajë nga FIFA derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri”, ka shtuar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here