Sekuestrimi i 613 kg kokainë, reagon BE: Kriminelët nuk mund të fitojnë mbi ligjin

0
155

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate lidhur me kapjen e 613 kg kokainë, me një vlerë rreth 180 milionë euro.

Ambasada e Bashkimit Europian ka përgëzuar punën policisë dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit.

Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”, thuhet në reagimin e BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here