Pamje apokaliptike në Londër, “Bisha nga Lindja” është e frikshme

0
267

Britania është pushtuar nga moti i keq, me reshje dëbore, çka ka krijuar një trafik të jashtëzakonshëm.

Rrugët anembanë Britanisë së Madhe kanë parë sot një petk të bardhë bore, ndërsa forcat e policisë raportojnë kushte tejet të vështira për drejtuesit e mjeteve nëpër rrugët e bllokuara, teksa vendi përballet me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja”.

Ndërkohë, në disa foto të postuara në “Twitter” nga policia duken me të vërtetë pamje të frikshme të reve që varen në horizontin e Londrës.

Policia njoftoi se rruga “A15” në Baston të Lincolnshire ishte bllokuar për shkak të një përplasjeje mes një “Renault Clio” dhe një mauneve “Scania”, vetëm pak pas agimit të së martës, ndërsa shumë njerëz ishin dëshmitarë të shokut që pasoi në vendngjarje.

Një person i katërt humbi jetën nga moti i keq, pas një përplasjeje në autostradën “A47”, në Cabridgeshire. Përplasja mes tri makinash, e treta në të njëjtën rrugë pranë Peterborough, ndodhi mëngjesin e sotëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here