Koreja e Veriut furnizon me materiale fabrikat e armëve kimike në Siri

0

Koreja e Veriut ka dërguar pajisje në Siri, që mund të përdoren në prodhimin e armëve kimike, raportojnë mediet në SHBA, duke cituar burime nga ekspertët e OKB.

“Materialet përfshijnë pllaka të qëndrueshme ndaj acidit, valvola dhe tuba, ndërsa një raport i papublikuar ende, thotë gjithashtu se specialistët e raketave të Penianit janë parë në objektet prodhimit të armëve siriane”, thotë New York Times.

Pesë dërgesa u dërguan në Siri nëpërmjet firmës tregtare kineze gjatë vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017, thotë Wall Street Journal. Ata thuhet se janë pjesë e dhjetëra dërgesave gjatë disa viteve.

Qendra e Studimeve Shkencore dhe Kërkimit (SSRC) – një agjenci qeveritare siriane – thuhet se ka paguar Korenë e Veriut nëpërmjet një disa kompanive, raportoi gazeta.

Lini nje pergjigje