Acar në Kosovë. Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturime

0
125

Kushtet e ashpra atmosferike në Kosovë janë bërë shkas për mbylljen e shkollave fillore e atyre të mesme gjatë ditës së sotme.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, njoftoi se vendimi i marrë pas konsultimeve me prindërit mund të zgjatet edhe për të enjten, nëse moti nuk përmirësohet. Dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet po gjatë këtij semestri. Metereologët kanë paralajmëruar se e mërkura do të jetë një prej ditëve më të ftohta në Kosovë këtë vit, me termometrin që rrezikon të bjerë deri në minus 23 gradë Celcius.

Viktimë e valës së acartë ka rënë edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj, avioni i të cilit nuk ka mundur të ulet dot në Aeroportin e Prishtinës. Haradinaj bashkë me ekipin e tij janë detyruar të qëndrojnë në Sofje, një episod ky që vuri në lëvizje si Ambasadën e Kosovës në Bullgari, ashtu dhe misionin diplomatik bullgar në kryeqytetin kosovar.

Por, ndërkohë, edhe në Bullgari vetë, situata nuk është fort e mirë. Odiseja e kthimit të kreut të ekzekutivit kosovar vjen në kohën kur në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet gjatë ditës marrëveshja nevralgjike e demarkacionit. Thëllimi e dëbora bënë që mbrëmjen e së martës të anulohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, përfshirë ato për Bazel, Londër e Stamboll

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here