VIDEO/ Sipas Ramës, kjo familje nuk e meriton ndihmën ekonomike

0
229

Ditët fundin shumë qytetarë janë ankuar se janë hequr në mënyrë të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike.

Por, kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë, në të cilën thotë se ata janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pasi përfitonin padrejtësisht.

Po ashtu, Rama përmes rrjetit të tij në ‘Facebook, ka publikuar në mënyrë të vazhdueshme foto të ndryshme, duke theksuar se tanimë ndihma ekonomike u është hequr atyre që kanë shtëpi 3 katëshe, ndërsa do të përfitojnë ata që e meritojnë.

Në fakt, duket se kjo skemë ka pasur probleme në të gjithë vendin, pasi media dhe jo vetëm ajo, ka denoncuar raste të rëndë ta familjeve të varfëra, ku u është hequr ndihma ekonomike.

Një rast të tillë, ditën e sotme e ka denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një video të kushteve ekstreme që jeton një familje në Maqellarë të Dibrës.

“Ja kujt i ndrepret ndihmen ekonomike Edvin Kristaq Rama! Miq, ju ftoj te ndiqni kete video, nder me tronditset te mjerimit ekstrem te familjes se Zilije Gjonit, Maqellare! Sb”, -shkruan Berisha.

VIDEO

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/962369830590591/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here