Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë gjithë vendet e rajonit. Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore janë regjistruar në disa vende të Europës, duke sjellë edhe mbylljen e shkollave.
Për të ironizuar kryeministrin Rama lidhur me mënyrën sesi po menaxhohet situata në vendin tonë, ish-kryeministri Berisha i tregon atij rastin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se teksa në Kosovë janë angazhuar të gjitha strukturat për pastrimin e rrugëve nga dëbora, “në Shqipëri rrugët janë ‘paralizuar’ nga 5 cm dëborë”.
“Një shembull për t’u marrë nga piktori dështak, që 5 cm dëborë i paralizojnë vendin dhe narkoshtetin e tij!
Shikoni videon e pastrimit nga dëbora të rrugëve në Kosovë. sb”, shkruan ish-kryeministri, teksa publikon edhe pamjet.
narko rilindja me byth perpjet,se ju ka ngushtuar rrethi nga evropa,duke i akuzuar per tonelata trafik droge.