Nuk është histori filmash por ngjarje e vërtetë, nëna bën çmos për të ndarë të birin e fut edhe në burg, nusja tregon torturat

0
208

Marrëdhëniet nuse-vjehërr është një nga më të përfolurat. Raporti mes nuses dhe vjehrrës historikisht ka qenë i vështirë, herë pas here problematik dhe konfliktual. Sa për shkak të diferencës së moshës, e sa për atë që nusja shihet si shërbëtorja e “shtëpisë”, shpesh herë konfliktet mes të resë dhe vjehrrës kanë çuar në divorc të çiftit,

Mihane Mena është një nga ato gra, ku raporti me vjehrrën nuk ka qenë më i miri. E ftuar në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, ajo ka ka treguar se si jeta e saj, mori një tjetër rrjedhë pas martese me Kujtimin dhe gjithçka për faj të nënës së tij.

Ajo nuk e pranoi kurrë si nuse dhe pasi nuk ia doli dot ta bindte të birin, mori të tjera iniciativa bashkë me familjarët e tjerë.

Mihanja tregon se ata kanë tentuar disa herë ta dëbojnë nga banesa, edhe pse i shoqi ka hedhur kontributin e tij në ndërtimin e saj. Prej vitesh dhunohet psikologjikisht prej familjes së burrit dhe aktualisht në shenjë hakmarrjeje prindërit e kanë denoncuar Kujtimin për dhunë në familjes.

“Gjithçka është sajuar prej tyre dhe ai nuk ka vënë kurrë dorë. Duke futur Kujtimin në burg dhe duke dëbuar mua dhe dy fëmijet nga banesa, po tentojnë të shkatërrojnë familjen”, – ka thënë Mihane Mena, e cila kërkon ndihmë që kjo lufte mes tyre të marrë fund dhe Kujtimi të dalë nga izolimi pasi është i pafajshëm.

HISTORIA

Mihane Mena është martuar në vitin 2000 me Kujtim Menën dhe së bashku kanë 2 fëmijë. Kujtimi ka qenë edhe më parë i martuar, dhe nga kjo martesë ka edhe 2 fëmijë të tjerë.

Deri ne 2009-2010 kanë jetuar bashkë, ndërsa tani djali i tij jeton  me prindërit, ndërsa vajza nga martesa e parë është martuar.

Pas martese deri në vitin 2010 kanë jetuar të gjithë bashke me prindërit në një banese tek rruga “Jordan Misja”.

Problemet nisin kur vjehrra i tha të birit që duhet ta linte nusen. I mbylli derën e dhomës, vjehrra në bashkëpunim me djalin e madh të Kujtimit. Për një muaj dilte nga dritarja, kishte dy fëmijët të vegjël fare atëherë. Edhe Kujtimi i mbështeste dhe dëgjonte nënën e tij dhe jetonte nga pjesa e tyre.

Kanë shkuar dy vëllezërit e Mihanes dhe i kanë hapur derën nga ana e bulevardit. Me pas i bënë dhe një shtesë me llamarinë.

Kujtimi më pas u zu me ta dhe kaloi pas një muaji me Mihanen dhe fëmijët e vegjël. Rregulluan një pjese të shtëpise, tualetin dhe dhomën dhe gjerat qysh atëherë shkonin mirë, punonin të dy dhe arrinin të ushqeheshin dhe s’kishin sherre dhe shamate.

Në qershor ju prish një pjesë e shtëpisë nga plani urbanistik që u bë bulevardi i ri i Tiranës.

Po rrinin provizorisht sepse firma ju ka thënë që do ta rregullojnë ata. Për këtë pjesë, nusja thotë se vjehrra ka marrë një shumë parash nga firma. Nga qershori deri në nëntor kanë fjetur në kushte tepër të vështira. Nga nëntori e rregulluan.

Tani nuk dalin dot jashtë nëse nuk shkojnë nga dhoma e vjehrrës. Vjehrra ju ka thënë dilni nga shtëpia tani, nuk keni asnjë pjesë këtu, është e imja e gjithë shtëpia.

I ka thënë Kujtimit ose lëre gruan ose dilni të dy përjashta. Ka edhe vajzën ngjitur me shtëpi dhe ajo mbështet nënën e saj. E kanë nxjerrë disa herë jashtë Kujtimi bashkë me nënën, por ajo është kthyer për hatër të fëmijeve, të cilët kërkojnë të kenë edhe babain afër.

Ngaqë nuk dolën jashtë, para një muaji vjehrra ka shkuar në rajonin Nr 3 dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje për të birin dhe nusen, ndërsa i ka denoncuar për dhunë psikologjike.

Sipas nuses, e ka marrë urdhrin e mbrojtjes. Tani e provokojnë çdo ditë Mihanen. Nga ora 10:00 e darkës, teksa kthehej Kujtimi në shtëpi ka parë motrën e tij, e cila i kishte vënë duart në grykë dhe po e merrte me forcë ta fuste në shtëpine e saj, ka dëgjuar nusja dhe ka ndërhyrë. Kane lajmëruar policinë dhe kanë shkuar të dy në polici. Motra e Kujtimit bashkëpunon edhe me djalin e madh të tij dhe ia ka vënë kundër të atit.

Nga data 17:00, shkurt e deri tani Kujtimi është brenda në burg gjoja sikur ka shkuar dhe ka dhunuar prindërit e moshuar. I kane thënë që është dhe një gjyq për shtëpinë, por nuk kanë asnjë informacion për gjyqin, sepse nuk i ka lajmëruar kush.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here