Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet tutori laçjan

0

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të një 50 vjeçari, banues në Laç.

Policia njoftion se në pranga ka rene Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjykata e Trentos Itali,  e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm”  parashikuar nga nenet  81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.

Lini nje pergjigje