Meta: Nuk besoj se Meçollari ka qenë në Korçë për negociata, të gjithë negociatorët po verifikohen

0
152

Presidenti Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili deklaroi se për negociatat me Greqinë do të respektojë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me çështjen e negociatorëve, Meta tha se “integriteti dhe personaliteti i tyre është i rëndësishëm. Gjykata Kushtetuese kur ka folur për metodologjinë ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së një metodologjike e cila bënë fjalë për korrektime, të cilat e rrisin shumë rolin e negociatorëve në këtë marrëveshje”,- tha Presidenti.

Kreu i shtetit tha se ka kërkuar informacione nga gjithë institucionet e sigurisë në vend lidhur me figurën e negociatorëve. I pyetur për emrin e ushtarakut Artur Meçollari i cili është akuzuar nga PD si i papërshtatshëm për negociator Meta tha: “Nuk dua të komentoj ato që thotë opozita. Por nuk besoj se emri i personit që përmendet (Artur Meçollari) ka qenë në takime për negociat në Korçë, apo në vende të tjera. Nuk besoj sepse nuk ka pasur në atë kohë delegim për negociata. Unë nuk mund të flas për raste konkretet, por është e parakohshme të shprehem unë për këtë gjë”,- tha Presidenti Meta.

Kreu i shtetit theksoi se qëndrimet e institucionit të Presidentit nuk janë refuzime por vetëm kërkesa për informacione. “Presidenti do të zbatojë Kushtetutën për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshje. Nuk ka pasur në asnjë rast refuzim për autorizim, por gjithmonë ka pasur respektim deri në pikën përfundimtare të vendimit të Gjykatës Kushtetues, një procedurë që duhet të jetë nga ana kushtetuese sa më e saktë”,- tha kreu i shtetit.

Kreu i shtetit theksoi se nuk ka refuzuar dhënien e plotfuqishmërisë, por ka kërkuar më shumë informacione nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Do të mjaftonte edhe sikur një procedurë e thjeshtë të mos respektohej që kjo marrëveshje rrëzohej sërish në Gjykatën Kushtetuese. Është e rëndësishme që ky proces të kryhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që në këtë rast është vet Kushtetuta”,- tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here