4 përbërësit që shkrijnë dhjamin e tepërt në zonën e barkut

0
300

Përbërësit:

1 kërcell selinoje

1 kastravec mesatar

2 tufa majdanoz

3-4 festa ananasi të freskët

Lani fillimisht të katër ushqimet e mësipërme dhe lërini të kullojnë. Qëroni kastravecin, selinonë dhe ananasin dhe pritini në kubikë ose copëza mesatare.

Grini majadanozin sa më imët dhe bashkojeni me përbërësit e tjerë. Më pas kalojini të gjithë në grirëse pa shtuar kurrfarë ingredienti tjetër, si p.sh ujë, kripë, sheqer ose lëng shtesë.

Kjo pije duhet pirë çdo mëngjes esëll pasi stimulon rizgjimin e organizmit dhe shkrin yndyrnat e akumuluara në zonën e barkut.

Por cili është sekreti i këtij lëngu?
Selino është një perime shumë e pasur me fibra, por aspak kalorike. Përllogaritet që rreth 100 gr selino të përmbajnë gati 16 kalori.

Kjo e bën një perime lehtësisht të tretshme, por që ju jep ndjesinë e ngopjes. E njëjta gjë ndodh edhe me kastravecin, i cili ka në përmbajtjen 95% ujë dhe 5% fibra të tretshme, shkruan “Living”. Nutricionistët dhe dietologët rekomandojnë vazhdimisht konsumin e kastravecit për të gjithë ata që duan të qëndrojnë në formë.

Majdanozi është një ndër erëzat që u jep gjithmonë një shije të veçantë gatimeve tuaja, mendoni sa i shëndetshëm mund të jetë vallë për organizmin?

Majdanozi funksionin si një dierutik natyral për trupin, eleminon toksinat dhe shkrin dhajmin falë përmbajtjes së tij në fibra.

Ananasi ësbhtë fruti ekzotik që nuk duhet të mungojë kurrë në shportën tuaj të konsumit të përditshëm. Përmban fibra, vitamina, antioksidantë dhe karbohidrate natyrale që përmirësojnë shijen e lëngut të mësipërm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here