Zbulohen emrat e negociatorëve për marrëveshjen “Shqipëri-Greqi”

0

Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e se henes dërgimin ne Presidence te informacioneve shtese te kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat per marrëveshjen e detit me Greqinë.

Vizion Plus ka mësuar se informacioni i mbërritur ne Presidence është shume voluminoz. Ashtu siç kishte kerkuar Presidenti Meta, ne përgjigjen e ardhur nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme jane te listuar dhe emrat e negociatoreve.

Do te jene dy bashkëkryetar Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë jane Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.

Loading...

Lini nje pergjigje