VIDEO/ Vetingu në Polici, Alibeaj: ‘Bravo çuna’ u kthye në ‘çunat kanë çarë ferren’

3

Pas fjalimit në Kuvend të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për vetingun në polici, ka reaguar deputeti demokrat, Enkelejed Alibeaj. Ky i fundit shtroi një pyetje ministrin e Brendshëm:

Loading...

‘Çfarë qëndrimi mbajte për Saimir Tahirin zoti Xhafaj?

A duhet bëre vetingu në polici dhe për këtë nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Policia ka kapitulluar’, tha deputeti demokrat duke përmendur rastin Tahiri.

‘Çfarë bëre për 20 familjet kriminale’ i tha Alibeaj, Xhafajt.

Sipas deputetit të PD-së, 120 drejtues të policisë sot janë në arrati ‘që i përdorët për 5 vjet e tani i çuat në arrati’.

‘Raportet e ndërkombëtarëve si ai i Europol dhe Departamentit të Shtetit për drogën treguan se në çfarë gjendje është Shqipëri në lidhje me drogën’, theksoi gjatë fjalës së tij deputeti Alibeaj.

Sipas deputetit demokrat,  ‘Rama u beri thirrje policeve që hiqni grada e hiqni kapele e mblidhini vota për Partinë Socialiste’.

‘Ishte fundi i policisë, i asaj ‘bravo çunat’, çunat që kanë çarë ferrën sot.

Çunat që arrestuan hallexhinjtë, për një cigare hashash’, theksoi gjatë fjalës në Kuvend deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

video

Loading...

3 Komente

  1. Aha ehe kti Alibeajt i paska ngec refreni me duket mua. Kisha respekt per kte po vallaj me kto qe po thot duket qe eshte i imponuar nga kryetaret e partise.

  2. Vallaj une e kuptoj kte enkelejdin se kshu eshte politika ne Shqiperi se shpesh here duhet ti lepihesh kryetarit dhe te flasesh cfare do kryetari po ne kete lloj fare feje vallaj sa te behesh gaz i botes?

Leave a Reply to analisti Anulo pergjigje