Shpërthen makina e konsullatës shqiptare në Selanik, dyshime për bombë

0

Makina e konsullatës shqiptare në Selanik është djegur pas mesnate, rreth orës 2:30. Policia greke ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur një bombë artizanale.

Loading...

Incidenti ka ndodhur në momentin kur midis dy vendeve kanë rinisur negociatat për marrëveshjen e detit që po shoqërohen me debatet nga politika në të dy anët e kufirit.

Mediat greke e kanë raportuar situatën si më poshtë në Selanik: Nga zjarri që shpërtheu në orën 2.30 në agim, në automjet u shkaktuan dëme materiale, por fatmirësisht asnjë nuk u dëmtua

Një objekt i improvizuar shpërthyes i panjohur i ishte makinës së parkuar që i përkiste Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë. 8 zjarrfikës me 2 automjete nxituan dhe u përpoqën të shuanin flakët. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Loading...

Lini nje pergjigje