Pronat në Spille, PD denoncon: Zyrtaret e PS po prishin provat e korrupsionit

0

Partia Demokratike ka denoncuar se zyrtarë të lartë të administratës të emëruar nga Partia Socialiste po bëjnë përpjekje për të prishur provat e korrupsionit në lidhje me pronat e grabitura të Spillesë.

Loading...

“Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë. Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Më tej Partia Demokratike thotë se dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës.

“Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.

Partia Demokratike duke inkurajuar hetimin të shpejtë dhe pa zvarritje, i kërkon Prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale edhe Drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PD.

Loading...

Lini nje pergjigje