Paralajmëroi ‘goditjen’ e politikanëve, Alibeaj: Jeni marrë peng në bagazhin e Audit 003

5

“Jemi shume te qarte dhe te vendosur ne goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të krijuar ndaj tyre. Ka akoma shumë për të bërë, por tashmë, veprimi i policisë është më i strukturuar dhe garanton goditje shumëdimensionale. Po punojme per te goditur keto grupe kriminale. Nëse përfaqësues të politikes, qofshin te majte apo te djathte, janë në një mënyrë apo nje tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit”.

Loading...

Keshtu paralajmeroi ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ne seancen e sotme plenare, ne diskutimin e pr/ligjit per vettingun ne policine e shtetit, teksa i eshte pergjigjur kritikave dhe akuzave nga opozita per ate qe e kane quajtur, policia e kanabizuar apo inkriminuar.

Por Enkelejd Alibeaj, teksa mori fjalen pas tij, i dha pergjigje ketyre deklaratave.

“Ca ke bërë për 20 familjet kriminale, 4 klanet mafioze, ca ke brë ku janë, meqë the për imunitetin që s’do bëhej asnjë diskrimin per majtas apo djathtas, ca qëndrimi mbajte ti për Tahirin? Ky ëhstë rasti për të treguar sa i mallëngjyer je për vetingun në polici.

Po more po, duhet bërë vetingu po kush ta bëjë, Rama arkitekti i kësaj katrahure? Tahiri? Ku e keni sot, i pari që duhet të kishte kaluar vetingun. Ta bësh ti? Ti që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor, ringjalle edhe një herë fantazmat e komunizmit.
Je ministër, ke marrë angazhm do duhet të japësh llogari edhe për historinë e tët vëllai.
Po ti, pse mos ta kalosh vettingun, do të të jepte legjtimitet politik? Jeni marrë peng në bagazhin e makinës Audi me targa AA 003 GB (makina e Tahirit qe ia shiti Habilajve)”, tha Alibeaj.

Loading...

5 Komente

  1. Po nuk e beri ky nuk ka kush e ben tjeter kte lloj pastrimi. Ky e ka treguar qe eshte politikan dhe bure qe i peshon fjala jo si ata palacon qe kemi ne parlament

  2. Aha ehe ktij Alibeajt i paska ngec rrefreni me duket mua. Kisha respekt per kte po vallaj me kto qe po thot duket qe eshte i imponuar nga kryetaret e partise

  3. Vallaj une e kuptoj kte Enkelejdin se kshu eshte politika ne Shqiperi se shpesh here duhet ti lepihesh kryetarit dhe te flasesh cfare do kryetari po ne kete lloj fare feje vallaj sa te behesh gaz i botes?

Leave a Reply to ehaaaaaa Anulo pergjigje