Para nuk ka, por lekë për kriminelët e vendit ka…

0

PARATE!

Nga DRITAN KABA Per te pamundurit e te papunet, nuk ka! Per te permbyturit dhe te prekurit nga fatkeqesite natyrore, nuk ka! Per te subvencionuar fermeret qe rropaten gjithe diten e naten per te prodhuar, por ju iken dem neper kanale, nga gara e pandershme me importin, nuk ka! Per studentet per tu arsimuar, nuk ka! Per te dhene librat falas per shkollat 9 vjeçare, nuk ka! Per te profesionalizuar te papunet, nuk ka! Per femijet e semure me leuçemi, nuk ka!

Per te semuret me kancer, nuk ka! Per te rritur rrogat, te pakten sipas inflacionit, nuk ka! Per te miratuar Statusin e minatorit, qe luftojne per jetesen si ne mesjete, nuk ka! Por vetem per nje kategori ka sa te duash. Numerohen me gishtat e njeres dore! Per koncensionet e klienteve te Kryeministrit, ka sa te duash e po nuk pati, i gjejne, i marrin borxh, qe t’i paguajne, per llogari te ketyre, ata te paret, qe nuk kane!

Lini nje pergjigje