Një ndër tre të moshuar në Shqipëri është i varfër

0
212

Një në tre të moshuar në vendin tonë e konsideron veten si të varfër ose shumë të varfër nga pikëpamja ekonomike”. Në këtë përfundim arrin një studimi i realizuar nga Rrjeti Shqiptar për Personat e Moshuar, i cili kishte për qëllim vlerësimin e kushteve social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen e kontributin shoqëror të individëve të moshuar në vendin tonë. Ai u realizua gjatë periudhës qershor-shtator 2017 dhe përfshiu një kampion prej rreth 1000 individësh të moshës mbi 60 vjeç të zonave urbane, periurbane dhe rurale të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës.

Vetëperceptimi i varfërisë ishte pothuajse i barabartë në meshkuj dhe në femra, por më i lartë te individët mbi 80 vjeç, ku një ndër 2 persona raportuan të ishin të varfër ose shumë të varfër. Gjithashtu, nga studimi rezultoi se pjesa dërrmuese kishin energji elektrike në banesa, por 1 në 4 të moshuar raportuan të mos kenë ngrohje të mjaftueshme dhe të përshtatshme në shtëpitë e tyre gjatë stinës së dimrit. Sa i takon gjendjes shëndetësore, mbi 36% e pjesëmarrësve në studim e konsideronin si të keqe ose shumë të keqe, ndërkohë që vetëpërceptimi negativ i gjendjes së përgjithshme shëndetësore ishte shumë më i lartë në zonat periurbane dhe rurale. Nga ana tjetër, rreth 8% e të moshuarve raportuan që të mos kishin asnjë kontakt javor me asnjë anëtar të familjes së tyre.

Pas përpunimit të të dhënave, studimi arrin në përfundimin se gjendja social-ekonomike e të moshuarve në Shqipëri është jo e mirë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre jetojnë në kushte financiare tejet modeste. Për këtë arsye kërkohet që aktorët kryesorë të përfshirë në problemet e moshës së tretë duhet të tregojnë më shumë vëmendje lidhur me nevojat social-ekonomike, problemet shëndetësore dhe sidomos pjesëmarrjen në shoqëri të të moshuarve. Ky studim është veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për një rritje të ritmit të plakjes në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here