Horoskopi javor 26 Shkurt – 4 Mars, surprizat e yjeve për shenjën tënde

0
275

DASHI21. mars – 20. prill

Venusi do ketë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni dhe do nxiheni me te plotësuar se me pare. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin kështu qe jeta e tyre do marre drejtimin e shumëpritur. Ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe do arrini t’i kryeni pa problem te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Edhe shëndeti do përmirësohet me shume dhe do merrni fryme lirisht. Beni kujdes vetëm nga ndonjë aksident i momentit. Ne pune do përkushtoheni me shume dhe do arrini atë qe doni. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe pa asnjë problem.

DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift ka për te qene me e qete se kurdoherë këtë jave. Nuk do bëni gjera te çmendura me partnerin, por gjithë kohës do ja kaloni mire se bashku. Beqaret do arrijnë ne qiell te shtate qe ditën e mërkurë kur do marrin një propozim mbresëlënës. Ne planin financiar do ju ndihmojnë mjaft disa miq ose te afërm kështu qe gjendja do përmirësohet goxha. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe tashme ju te shpenzoni pa mase. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla, por me pak përkujdes do mund ta kaloni çdo gjë. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane pasur edhe me pare shqetësime nga zemra. Ne pune gjerat do ju ecin sipas planeve te bëra. Jeta familjare do jete e këndshme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj jave do jeni me te drejtpërdrejtë me partnerin. Edhe pse mund te keni ndonjë mosmarrëveshje te vogël, ne fund do zgjidhni gjithçka dhe do ndiheni plotësisht te qete te dyja palët. Beqaret do dine gjithmonë si te joshin dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Pas te enjtes për ta do filloje një etape e re dhe shume e bukur. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës kështu qe do mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti here pas here do ketë probleme te vogla. Nuk do bëni gjumë te rehatshëm dhe do ushqeheni ne mënyrë te çekuilibruar. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atë qe doni. Jeta familjare do jete e ngrohte.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj periudhe do dini gjithmonë si te veproni për ta mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Marrëdhënia ne çift do jete shume emocionuese dhe aspak problematike. Shume do ju kenë zili. Beqaret gjithashtu do përjetojnë emocione shume te forta qe ditët e para pasi do takojnë persona magjepsës. Gjithsesi për te hedhur hapa me rëndësi mire është qe te presin edhe pak kohe. Buxheti do jete i mire dhe ju do mund te bëni edhe ndonjë investim te vogël. Tek shëndeti do ndikoje Merkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër te bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme me vone. Ne pune do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjerat para kohe. Familja ne harmoni te plote.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia me atë qe ndani jetën do jete mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do te ndodhe por mjafton qe rutina do te largohet. Kjo është me e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqaret te kenë takime interesante neper vende shume te veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofroje ndihmën e saj ne planin financiar. Pas sakrificave qe do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do ndikoheni nga Merkuri i cili do iu beje me këmbëngulës dhe te duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka. Familja ne përgjithësi do jete e qete.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Përfitoni nga influenca pozitive e Merkurit për te përmirësuar jetën tuaj sentimentale. Tregohuni te sinqerte me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do kalojnë javën qe ata prisnin. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin qe po kërkoni. Dëshira juaj për te ndërmarrë rreziqe mund te sjelle përfitime ne planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do kenë vetëm personat qe nuk tregohen te kujdesshëm edhe pse kane pasur shqetësime qe me pare. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jene te ndjeshme. Ne jetën profesionale duhet te merreni me tepër me organizimin e punës. Pritet një periudhe e mire edhe ne familje.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jave shume e mire ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te vendosur dhe do bëni disa zgjedhje qe ne fakt duhet t’i kishit bere prej kohesh. Beqaret do fillojnë një lidhje shume pasionante me një person qe ka kohe qe iu ri pas. Ai ne fakt është i gatshëm te beje gjithçka për ta. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te përmirësohet, por mos kërkoni menjëherë te pasuroheni. Për shëndetin do përkujdeseni pafundësisht dhe nuk do anashkaloni asnjë shqetësim. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë kështu qe çdo qellim qe do i vini vetes do e arrini me se miri. Edhe ata qe kane pasur probleme se fundmi do jene me te qete. Për familjen nuk do keni pse te mërziteni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Shprehini sa te mundni ato qe ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e late pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Beqaret do kenë çdo dite takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet te tregoheni akoma me te matur se me pare. Gjendja nuk do jete e mire për shkak se do ju kërkohet me ngulm te shlyeni borxhet e marra me herët. Gjendja shëndetësore do jete goxha delikate. Mos pini medikamente kot se koti, por flisni sa me pare me një mjek. Ne pune priten ndryshime te mëdha, prandaj do ju duhet shume mund për t’u përshtatur. Ne familje do ketë surpriza mjaft te këndshme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Lidhja juaj këtë jave nuk do jete aspak e qete. Ne disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju. Kujdes nga pasojat! Takimi qe do bëjnë sot beqaret do jete sensacional dhe do ndiheni mire qe herën e pare. Disa prej peshoreve do ndërmarrin operacione financiare gjate kësaj jave. Ata qe kane ndërmend te blejnë një shtëpi le ta bëjnë pa ngurruar. Shëndeti do jete me i mire se disa dite me pare. Fale mbështetjes se Diellit do jeni edhe me dinamike dhe plot energji. Edhe ne pune çdo gjë do shkoje ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmoje me tepër. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jave intensive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ndiheni me gati se kurrë për te marre vendime. Beqaret do lodhen pak, por ne fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet ne çdo detaj. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te veproni sepse çdo gabim sado i vogël qofte mund t’iu kushtoje rende. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga i ftohti. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja te cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime te majme nga shefat. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave shume e nxehte do jete kjo për te dashuruarit. Do i shprehni pafundësisht ndjenjat si ju ashtu edhe partneri kështu qe çdo çast ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te joshin gjithë kohës pasi asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Kjo jave mund te jete me shume fat për ta. Sektori i financave nuk do jete aspak i keq. Me një menaxhim te mire do arrini te shpenzoni për gjithçka qe do ju duhet dhe do hiqni dhe para mënjanë. Gjendja shëndetësore ka për te qene e kënaqshme dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune duhet te jeni me te gatshëm për sfida dhe detyra te vështira pasi kështu do vlerësoheni edhe me tepër nga shefat. Familja do jete e konsoliduar.

/Horoskopi shqip/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here