Ish-anëtari i bordit drejtues të Interit, Gian Marco Moratti, ka ndërruar jetë sot në Itali.
Moratti u nda nga jeta në moshë 81-vjeçare, nga shkaqe natyrale.
Gian Marco ishte vëllai i madh i Massimo Morattit, ish-presidentit të Interit.
Klubi i Interit ka shprehur ngushëllimet për familjen Moratti, e cila është e lidhur ngushtë me historinë e këtij klubi, teksa e ka drejtuar për shumë vite.