Renato flet për ndarjen me Ori Neibajn: Ende e dua fort dhe më mungon…

0
561

Kuzhinieri i njohur Renato Mekolli është përfolur mjaft në media për marrëdhënen me ish-zëdhënësen e PD-së, Oriela Nebiaj. Disa kohë më parë ai së bashku me ish-zëdhënësen e PD-së, hapin restorantin ‘UMAMI”. Pas kësaj në media flitej se bashkëpunimi mes tyre kishte marrë fund dhe Renato zbuloi të vërtetën për emisionin“Thumb”.

Shef Renato ka treguar se me ish-zëdhënësen e PD, nuk ka më asnjë komunikim.

“Po është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Jo nuk jemi më miq sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vetë çdo gjë që të kthehesh përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon por shpeshherë ndikon egoja.

Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjejë do vete vetë t’i trokas derës. Në një ndarje e kanë fajin të dy. Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë.”- rrëfeu Renato.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here