Llalla “non grata” në SHBA, flet ish-ministri: Të sqarohet çështja, mos mbetet konspiracion

0
183

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në Ora News, ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryeprokurorin Llalla dhe familjen e tij. Manjani tha se ky vendim ishte marrë prej kohësh, por interesant sipas tij është fakti pse u bë publik. Për ish-Ministrin këtë çështje duhet ta sqarojë njëherë e mirë drejtësia dhe të mos mbetet në kuadër të një konspiracioni të rradhës.

Manjani: Ajo është një çështje krejtësisht personale që i takon zotit Llalla ta sqarojë çfarë ka bërë në jetën e tij apo detyrën e tij që  Departamenti i Shtetit ka bërë atë veprim që bëri. Këtu nuk është fjalapër ndalimin e hyrjes se kjo kishte kohë që kishe ndodhur. Fjala ishte pse u bë publike. Diçka më e rëndë se kaq mesa duket duhet të jetë në axhendën e diplomacisë amerikane. Megjithatë unë insistoj që nëse ka vërtet diçka për zotin Llalla, ne jemi të interesuar, shoqëria shqiptare, populli shqiptar është i interesuar që Llalla për atë që ka bërë të shkojë para drejtësisë. 

Nëse e ka bërë duhet të shkojë para drejtësisë përndryshe mbetet pjesë e axhendave, diskutimeve, konspiracioneve etj. Unë nuk besoj se ka kohë Amerika të merret me konspiracione shqiptare por na është vënë Amerika si në qendër të botës, në fakt Amerika se ka mendjen tek ne fare. Kjo çështje duhet sqaruar, i takon drejtësisë ta sqarojë, shpresoj një drejtësie të pavarur dhe jo kjo e brumosur me mllef dhe e drejtuar nga organizatat  bazë të PS në Prokurori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here