Historia e djalit nga Lezha/ Ja mora virgjërinë para dy vjetësh, por u shokova kur më tha se…

0

Një djalë ka ritakuar pas disa vitesh ish-të dashurën e tij dhe është shokuar nga fjalët e saj. Djali ka rrëfyer historinë e tij.

Padyshim që letra e tij është bërë virale në rrjet dhe motivin do ta zbuloni sapo ta lexoni.

“Po më ikën mendja, më shumë nga inati se jo për gjë tjetër.

Jam një 32-vjeçar dhe para 7 vitesh isha me njërën. 1 vit bashkë. Ajo nga Shkodra, unë nga Lezha.

Ishim pak larg, ama jemi takuar mjaftueshëm sa për ta shijuar lidhjen.

Unë kam qenë i pari për të. Një natë ishte, por ishte dhe ajo s’ma mohon dot.

U ndamë sepse donte fejesë, mua më dukej vetja i vogël dhe kështu mori fund lidhja jonë.

Nuk e pashë më. U shkëputëm tërësisht për dy vite.

Kam pak kohë që e kam ritakuar, rastësisht por dolëm për një kafe.

Më ka shokuar me ato që më tha. Më tha që do fejohej shumë shpejt dhe që me burrin do të bënte gjithçka sepse ishte i pari për të.

I thashë që lidhja jonë ka qenë e para për të, jo më tha unë jam akoma e virgjër.

Më janë çuar nervat aq shumë. S’ka problem që atë tjetrin do ta mashtrojë, por cila është arsyeja që një alamet vajze të gënjen sy për sy, për diçka që ajo e di shumë mirë që ka ndodhur.

I thashë vetëm që shyqyr që s’të mora unë sepse kur arrin mohon diçka jetësore sy për sy, imagjino çfarë pres nga ty.

Këmbëngulte që e kam gabim. Unë gabim qofsha, por ajo atë natë s’do ta harrjë kurrë dhe ajo e di fort mirë.

Vajza mos gënjeni sepse nuk fitoni asgjë, vetëm ulni vetërespektin. Tung”

Lini nje pergjigje