Heqja e ndihmës ekonomike/ Rama zihet me komentuesit: “Ke veturë dhe luan bixhoz; Mos me shiqo hic dil qe ketu”

0
188

Kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën e tij për t’iu përgjigjur me kokëfortësi, familjeve të varfra shqiptare që po bëjnë luftë në zyrat e ndihmës sociale për heqjen nga listat e ndihmës ekonomike.

Rama ka vazhduar edhe sot të pohojë se po i shkurton listat me qëllim, me arsye; ai ka publikuar në televizionin e tij ERTV në Fb, një vizitë që ka bërë në një shtëpi përfituese të ndihmës: “Në shtëpinë e Samiut, – shkruan Rama, – për Ndihmën Ekonomike që me reformën në proces nuk shkon më tek ata që nuk e meritojnë, po rritet për ata që janë më në nevojë nga gjithkush tjetër.”

Po ashtu, kokëfortësia e kryeministrit për të mos pranuar faktin se mbi 20 mijë familje sot kanë mbetur edhe pa bukën thatë, ka vazhduar në luftën e debateve me komentuesit. Kryeministri, pas publikimit të videos-propagandiste, ka ndenjur në “pritë” për t’iu kthyer përgjigje ironike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here