Vetëvarja në burg, reagon deputeti: Duhet një analizë mbi shkaqet…

0
188

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me vetëvarjen e një të dënuari për vjedhje në burgun e Fierit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Një tjetër vetëvrasje sot në burgjet tona, në Fier këtë radhë.

Numër shumë i lartë vetëvrasjesh në vendet e vuajtjes së dënimit te ne, shumë më e lartë kjo se mesatarja europiane për popullësi.

Tregues serioz që dicka thelbësore nuk funksionon si duhet në burgjet tona.

Jane kushtet, niveli i trajtimit, presioni psikologjik, mungesa e profesionalizmit të personelit, puna e pa mjaftueshme psikologjike etj, shkaqet këtu?

Sidoqofte kjo gjendje kërkon një analizë të plotë, përgjegjësi e përmirësim urgjent”, shkruan deputeti Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here