Kujt i shërbejnë këto reforma qesharake në “rregullimin” e ekonomisë?

1

Pak ditë më parë, Qeveria mori nismën të ndryshojë disa nene të ligjit që rregullon veprimtarinë e Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK). Sipas relacionit shoqerues duket sikur Qeveria e ka zgjidhur tashmë problemin e njohur të dialogimit me sipërmarrjen. A është tamam kështu? KEK ishte mekanizmi që thirri në ndihmë Qeveria Rama 1 për një frymë të re të bashkëpunimit me biznesin shqiptar dhe të huaj. Në fakt, ai “shkriu” Këshillin Kombëtar të Punës, bëri inekzistent Këshillin Kombëtar Tatimor dhe Këshillin Konsultativ të Biznesit dhe një sërë instrumentash të tjerë ligjore e institucionalë, të cilët siguronin të paktën dëgjimin e zërit të sipërmarrjes shqiptare. KEK, kjo krijesë e re pas 2013-ës, nuk arriti të ngrihej as në nivelin e Këshillit Kombëtar të Punës dhe as të Këshillit Konsultativ të Biznesit, një organizëm ky i fundit që funksiononte pranë Ministrit të Ekonomisë. Askush nuk mësoi se sa herë u mblodh ky Këshill, cilët ishin përfaqësuesit realë të biznesit, si zëvendësoheshin keta me rotacion dhe cili i zëvendësonte. Këshilli Ekonomik Kombëtar u “ngrit” dhe u “ul”, si një nxënës i dobët në klasë.

Loading...

Sot asnjë prej sipërmarrjeve nuk arrin të kujtojë se kush ishte dhe çfarë bëri për biznesin ky mekanizëm, i quajtur me emrin e madh “Këshilli Ekonomik Kombëtar”!

Pa u shuar ende jehona negative e këtij organizmi jofunksional, me anëtarë që asnjëherë nuk përfaqësuan biznesin real shqiptar, Qeveria ka vendosur dhe Kuvendi ka marrë në procedurë ndryshimet në ligjin që rregullon veprimtarinë e këtij organizmi. Çfarë do të ndryshojë Qeveria? Pse asnjë nga entet publike dhe private, të cilët përfaqësojnë sipërmarrjen, nuk ka dijeni për ndryshimet e ndërmarra? A thua se ky këshill i përket vetëm qeverisë dhe jo biznesit? Përse ky nxitim, pa siguruar një konsensus minimal nga aktorët e interesit, për të ngritur në këmbë dhe bërë të funksionojë një mekanizmëm që i shërben vërtet dialogut dhe partneritetit tripalësh, qeveri-punëdhënës-punëmarrës?

Pershtypja, tashme nje “deja vu”, është që Kuvendi do të miratojë çfarë kërkon Qeveria, kurse sipermarrja do të duhet vetëm të bëjë “sehir”, duke i mohuar të qenurit protagonisti me i rëndësishëm i zhvillimeve ekonomike në vendin tone. Eshtë koha për t’iu dhënë fund veprimeve të tilla, që kanë vetëm dukje, aparencë dhe jo brendi! Një model për t’u ndjekur duhet të ishte “Akti i Biznesit të Vogël” (Small Business Act). Sipas këtij dokumenti të Komisionit Europian, një dialog i vërtetë konstruktiv i qeverisë me sipërmarrjen nënkupton: Formulimin e principeve të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke dhe realizimin e tyre me anë veprimesh të përbashkëta qeveri – sipërmarrje

Formulimin dhe publikimin e titullit dhe thelbit për të gjitha projektligjet që do të miratohen në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

Zbatimin me rigorozitet te afatit prej 180 ditësh të parashikuar nga ligji, për diskutimin dhe dialogun me palët e interesuara dhe që ndikohen nga ky ligj.

Dialog konstruktiv, i cili realizohet me anë të shkëmbimit të ideve dhe gjykimeve ndërmjet palëve, me rezultat arritje të konsensuve apo edhe kompromiseve

Në pritje të një dialogu konstruktiv, mbeten akoma të pazgjidhura, çështje të ngritura nga Dhoma që prej dy vitesh, të cilat kanë ndikim të madh në të bërit biznes në Shqipëri, të tilla si:

Ulja e çmimit të energjisë elektrike deri 40%, nëpërmjet reduktimit të tarifave të operatorëve të mëdhenj, veçanërisht të OSHEE dhe FSHU

Ulja e çmimit të karburanteve, me anë të çlirimit të tij nga taksat brënda tij

Rimbursimi automatik i TVSH dhe përdorimi i kredisë së saj për të shlyer çdo detyrim tjetër të biznesit ndaj shtetit, sipas parimit “një biznes – një llogari me shtetin”

Zbatimi i parimit të zhvillimit të territorit dhe i autonomisë vendore, me anë të caktimit me ligj të një përqindje fikse të kthimit të të ardhurave për pushtetet vendore

Ka sigurisht edhe mjaft çështje të tjera problematike, të ngritura tashmë nga entet dhe organizmat e tjerë përfaqësues, të cilat duhet të presin akoma për zgjidhjen e tyre nga dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe sipërmarrjes. Funksionimi i portalit “shqipëria që duam” krijon një mundësi të re dhe bashkëkohore për zgjidhjen e problemeve individuale që mund të ketë cilado sipërmarrje me administratën publike. Ndërkaq, për çështjet e përgjithshme dhe të përbashkëta për sipërmarrjen shqiptare, ky portal mund të shërbejë si pikënisje e dialogut shtet – sipërmarrje, sepse ky dialog kërkon kohë, durim dhe mirëkuptim të ndërsjelltë.  Mbi të gjitha kërkohen akte konkrete, qofshin ato dhe graduale, nëse qëllimi është që dialogu të materializohet në përfundime të pranuara nga të gjitha palët.

Çdo praktikë tjetër do ta shndrronte dialogun mjaft të kërkuar qeveri – sipërmarrje në aspak konstruktiv, por thjesht në një fasadë. Tipik në këtë kontekst eshte VKM i 7 shkurtit mbi “pagën në natyrë”. I shkruar me nxitim dhe fare i padiskutuar me sipërmarrjen e interesuar, ky vendim  shfaqet në thelb si një nga shprehjet e prepotencës së qeverisë ndaj sipërmarrjes dhe si nderhyrje “shqeto” në tregun e lirë të punes, në marredheniet kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe në vetë ekonomine e tregut te lire. Ndërkohë, presupozohet që shteti modern te jete arbiter dhe jo pale! Sipas vendimit, “paga ne natyre” për ushqim apo strehë ka efekte fiskale njëlloj si paga mujore e zakonshme, pra një shtesë e re në Tatime dhe Sigurime. Qëllimi i këtij vendimi duket në pamje të jetë i mirë: përmirësimi i mirëqënies së punonjësve. Por, në një vend demokratik, krahas qëllimeve të mira duhet të jenë të mira edhe mjetet e përdorura! Një diskutim i qeverisë me përfaqësuesit e sipërmarrjes mbetet urgjent, edhe për të shmangur raste të tjera të shfaqjes së informalitetit nga sipërmarrës të veçantë dhe per te evituar degradimin e marredhenieve te punes, si pasojë e zbatimit të sforcuar të atij vendimi.

Loading...

1 Koment

  1. direktori i trafik kanabisit abu al rama nje njeri i semuare.
    veshja pamja arroganca ,kazane tepsi ,atlete te bardhe,qorape te kuqe,krevata multi kolore,tregojn se eshte pak pede feministe.
    ky eshte nje virus shume i keq per shqiperi.
    asnje fjale te vetme nuk eshte e besushme te suniti rama.

Lini nje pergjigje