Greqi, 50 vite burg per shqiptarin që përdhunonte të bijën

0

Një emigrant shqiptar në Greqi është dënuar me 50 vite burg, pas provimit të akuzës se për dy vjet rresht përdhunonte të bijën e mitur.

Loading...

Për të njëjtën çështje është dënuar me 15 vjet edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte në dijeni për veprimet monstruoze të të shoqit dhe nuk kishte bërë asnjë denoncim.

38 vjeçari B.H., nga Tepelena ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, i akuzuar se abuzonte seksualisht me të bijën 13 vjeçare.

E mitura përjetonte një ferr të vërtetë për dy vite rresht, por nuk guxonte të hapte gojën dhe qëndronte e mbyllur në vetvete, ndërsa kishte rënë shumë në mësime.

Sjellja e saj tërhoqi vëmendjen e bashkënxënësve dhe të mësuesve dhe dalëngadalë, a asistuar nga psikologët, ajo nisi të tregonte gjithë tmerrin që i kishte krijuar prindi i vet.

Familja që kishte dhe tre fëmijë të tjerë, jetonte prej shumë vitesh në fshatin bregdetar Thermi në ishullin e Mitilinit. 38 vjeçari ishte akuzuar edhe me herët për keqtrajtim të fëmijve dhe dhunë në familje, mirëpo kishte marrë pafajësinë.

Loading...

Lini nje pergjigje