Familja Pisku hap dyert e mortit, vjehrra e Edlirës fjalë drithëruese: “Kë të qaj më parë…”

0
244

Në vilën trekatëshe në zonën e Golemit ku banon familja Pisku janë hapur dyert e mortit. Banesa ku jetojnë pesë djemtë e familjes Pisku po bëhet gati për të përcjellë kryefamiljarin Xhemil Pisku dhe nusen e shtëpisë Edlirën, të cilët u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm, teksa prisnin në stacion, te Mali i Robit”, për të udhëtuar drejt Beratit.

 


Ngjarja tragjike e ka zhytur në zi gjithë familjen Pisku. Mes lotëve, e zonja e shtëpisë dëgjohej teksa bërtiste, “Kë të qaj më parë…nusen që më la dy fëmijë jetim apo tim shoq”.

aksidenti 544

Mësohet se automjeti tip “Toyota” i ka kapur në befasi tre anëtarët e familjes Pisku që ishin nisur për në Berat, aty ku Edlira do të takohej me gjyshen e sëmurë rëndë.

Kur ka parë makinën me shpejtësi që po iu afrohej, 34-vjeçarja mësohet të ketë mbrojtur me trupin e saj të birin, i cili raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se përplasja ishte aq e fuqishme sa për larë gjurmët e gjakut në asfalt, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here