Arrestohet hajduti ‘Rambo’

0

Dy të rinj janë arrestuar si autorë të disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës

Në pranga ka rënë Alket  Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë dhe Rambo Hasani , 27 vjeç, banues në Lezhë ndërsa u janë sekuestruar disa nga mallrat e vjedhur

Makaj dyshohet të jetë autori i 4 vjedhjeve në Lezhë. Policia e Lezhës thotë se ka dokumentuar në mënyrë ligjore këto vjedhje:

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i  ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Rambo Hasani dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve. Policia e Lezhës thotë se ka dokumentuar në mënyrë ligjore këto vjedhje:

“- Me datë 23.02.2018 , tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.

– Me datë 11.02.2018 , dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.”

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore  edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme  për veprat  penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve ” dhe “ Vjedhja”,  parashikuar nga neni 283/1 e 134 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Alket Makaj si dhe vepra penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Rambo Hasani.

Lini nje pergjigje