Aksidenti i frikshëm në Golem/ Telefonata që nxori nga shtëpia Edlirën, i shoqi merr lajmin e kobshëm në emigrim

0

Ndërsa familja Pisku ka hapur dyert e mortit, të tjera detaje mësohen për aksidentin e rëndë të mëngjesit të sotëm ku 34-vjeçarja Edlira Pisku, bashkë me djalin 8-vjeçar dhe vjehrrin e saj Xhemil Pisku u përplasën nga një automjet teksa prisnin autobusin në stacion.

Loading...

Ishte një telefonantë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.

Por pikërisht teksa prisnin të merrnin autobusin, ata janë përplasur për nga një 30-vjeçare që drejtonte një automjet tip “Toyota”, me shpejtësi të madhe. Në vendin e ngjarjes mund të gjesh ende sendet personale të tre anëtarëve të familjes Pisku.

Familjarët në Golem thonë se bashkëshorti i Edlirës dhe tre vëllezërit e tij punonin në ndërtim në Greqi, e pikërisht atje i ka shkuar sot lajmi të shoqit. Dëshmitarët thonë se 10 ditë më parë ai kishte qënë në Shqipëri e kishte qëndruar për dy ditë, por tashë do të duhet të kthehet për mort.

Bashkëshortja e tij dhe babai nuk jetojnë më. Ndërsa djali i tij, 8-vjeçar ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Loading...

Lini nje pergjigje