Të pathënat: Vitomirica, aty ku u themelua Partia Komuniste

1
556

Dr. Vasfi BARUTI

(Fragment nga libri i ri:“Enver Hoxha, gjysma tjetër e Hënës”)

[Libri Enver Hoxha…” me 78 tema, 734 referme burimore, në 690 faqe, përplot të panjohura arkivore të vërteta të pamëshira nga fëmijëria deri Kongresi i Parë (nëntor ‘48) kur u zgjodh me votë për herë të parë; I botuar nga ISKK në kolanën me 23 libra, të promovuara me 20 shkurt.]

Vitomirica (Pejë) – mbledhja politike parathemeluese

Vitomirica – fshat i Pejës, i kolonizuar nga malazezë e sërbë, edhe “vendlindja” e Dushanit e Miladinit dhe kryeqëndër e KQ të PKJ për Kosovë e Rrafsh i Dukagjinit- Prizrendit e Gjakovës; edhe qëndra e mbledhjes së parë politike e krijimit të PKSH-së më 11 e 12 tetor 1941 – me diskutime e vendime, madje miratohet dhe lista e kq provizor të partisë, që do të krijohej më 4 nëntor në Tiranë. Organizatorët e mbledhjes së Vitomiricës (KQ PKJ) bënë kujdes që mbledhja të ketë format organizativ të rregullt e të mbesë e shënjuar ngjarje e përbashkët e KQ të PKJ me krerë të grupeve komuniste shqiptare për krijimin e partisë komuniste në Shqipëri. “Vitomirica” organizohej nga KQ i PKJ i Kosovë dhe “Metohi” [1] dhe s’ishte një mbledhje dosido, e rastit a nivel i ulët. Meraku politik i vetëm i mbledhjes në Vitomiricë ishte të arrihej një mendim e vendim i përbashkët për krijimi i PKSH-së dhe kjo bëhej e mundur. Në Vitomiricë marrin pjesë dy delegacione: ai i KQ të PKJ dhe delegacioni i grupeve komuniste shqiptare.

Përfaqësimi i delegacioneve ishte më i larti i mundshëm: Delegacioni jugosllav në krye kish Boris Vukmiroviç, sekretar organizativ i KQ të PKJ për rajonin dhe, për grupet komuniste shqiptare më autoritari ishte K. Tashko, i njohur kryetar i Grupit të Korçës po edhe me mantelin e të ngarkuarit të Kominternit për krijimin e partisë komuniste shqiptare. Delegacionet kishin barazi në numër delegatësh – nga katër anëtarë secili delegacion. Tre grupet shqiptare pjesëmarrës në Vitomiricë ishin po ata që muar pjesë në mbledhjen organizative themeluese në Tiranë, që qartësisht do të thotë se në Vitomiricë është diskutuar edhe për grupet pjesëmarrëse në mbledhjen themeluese.

Mbledhja e Vitomiricës e protokolluar me procesverbal 18 orë diskutim dhe i depozituar në Arkivi Shtetëror i Beogradit. Për fat, procesverbali ra në dorë (1966) të akademikut të Kosovës Prof. Ali Hadri dhe me dukje edhe të historianes ruse Nina Smirnova që hulumtuan për mbledhjen e Vitomiricës dhe informacione nga hulumtimi i tyre vijnë këtu. Vitomirica krijoi kushte politike-organizative dhe lehtësoi shumë mbledhjen e 8 [4] nëntorit dhe ishte paradhoma politike e mbledhjes themeluese të partisë komuniste në Shqipërinë e re politike.

   Akademik Ali Hadri / hulumtim, 1966      

 

Delegatët në Vitomiricë

Prof. Ali Hadri, Akademik, themeluesi i historiografisë së Kosovës, është i pari / i vetmi nga raca e historianëve shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë që pati kurajë shkencore të “hetojë” procesverbalin e mbledhjes së Vitomiricës[2] dhe konstatimet e atij kërkimi arkivor i bëri pjesë të studimit “Formimi i Partisë Komuniste Shqiptare” botuar në “Prilozi za istoriju socializma” 3, Beograd 1966:243. Delegatët në Vitomiricë: Delegacioni i PKJ-së: Boris Vukmanoviç, sekretar organizativ, Dushan Mugosha, Pavlle Jovanoviç dhe Ali Shykria (shqiptar i sërbizuar); Delegacioni shqiptar: Koço Tashko, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Elami Nimani dhe këta tre të fundit ishin anëtarë të grupeve komuniste shqiptarë dhe njëherësh edhe anëtarë të PKJ, madje Fadil Hoxha njëherësh edhe Sekretar politik i PKJ për rajonin e Gjakovës.

Akademik Profesor Ali Hadri, hulumtim …

Gjatë kontaktit me përfaqësuesit e grupeve komuniste vend të veçantë ze mbledhja e përfaqësuesve të KQ të PKJ – Boris Vukmiroviç, Dushan Mugosha, Pavlle Joviçeviq e Ali Shu- krija, me përfaqësuesit e komunistëve shqiptarë Koço Tashko, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha dhe Elami Nimani, e cila u xhvillua më 11 e 12 tetor 1941 në Vitomiricë afër Pejës. Bisedimet zgjatë 18 orë. Mbledhjen e ka udhëhequr Boris Vukmiroviç, sekretar organizativ i KQ të PKJ, i cili pas analizës së situatës në grupet komuniste shqiptare shprehu dhe mendimet e tij si dhe propozimet për mundësitë e bashkimit të tyre në një parti unike. Në mbledhje në Vitomiricë është biseduar për situatën në Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës, grupi i të Rinjve, përfaqësuesit e tyre muar pjesë në Vitomiricë. Është ruajtur procesverbali që e mbajti Boris Vukmiroviç, në bazë të cilit mund të mendojme me saktësi si kanë rrjedhur bisedimet ndërmjet përfaqsuesve të Komitetit Krahinor të PKJ dhe përfaqësuesit të grupeve komuniste shqiptare. […] Boris Vukmiroviç mbajti shënim se të gjithë përfaqësuesit pas diskutimi të gjatë kanë shprehur dëshirën të krijohet një parti unike e Shqipërisë. Në mbledhje është konstatuar, thekson Boris Vukmiroviç, se grupet komuniste shqiptare nuk njohin [të paditur] rolin e partisë [komuniste] e për këtë arsye ka ardhur deri tek përçarja [mes grupeve], se pas analizës të situatës në grupet komuniste shqiptare nxorri mendimet e sygjerimet e tyre në aspektin e ndasive të grupeve në një parti.

Kishin kaluar 25 vjet nga ngjarja në Vitomiricë dhe nga Prof. Hadri zbulohet vendngjarja e parakrijimit të partisë shqiptar (Vitomiricë), koha e ngjarjes (11-12 tetor ‘41), kohëzgjatja (18 orë), pjesëmarrësit për secilin delegacion (jugosllav/shqiptar), drejtimi i mbledhjes Boris Vukmi-roviç, rëndësia e mbledhjes (delegatët binden të krijojnë partinë komuniste), mendime e sygjerime nga Boris V. për grupet komuniste shqiptare.

Prof. Hadri, më i shquari në historiografinë e Kosovës, mbeti përgjysmë në trajtesën e tij dhe të tërën – analizë e sygjerime në mbledhjen e Vitomiricës – e mbajti vetmevete e pa arsye s’është: ndoshta ndonjë sinjal nga selia politike e Tiranës, apo ta rimarrë herë tjetër Vitomiricën në plotmërinë e saj a arsye tjetër, me gjasa e besueshme është e para, sepse edhe vite më pas e ka kujtuar temën e Vitomiricës dhe s’ka sjellë të reja të munguara më parë! Dhe çfarë s’mundi të lexohet në trajtesën e Prof. Hadrit plotësohet disi nga dëshmi të Fadil Hoxhës e Dushan M., dy delegatë në mbledhjen e Vitomiricës dhe bëra ç’munda të hulumtoj procesverbalin e Arkivi i Beogradit, por ai heshti!

Fadil Hoxha:

      “… Kur filloi mbledhja unë u tregova se nuk jam përfaqësues i Grupit të Shkodrës, sepse askush nuk më ka autorizuar. Unë jam sekretar [politik] i organizatës së Gjakovës [i KQ të PKJ për Gjakovën]… Elhamiu [Nimani] nuk ka qënë i autorizuar nga grupi i Të Rinjve që të jepte pëlqimin. … U vendos që Ali Shykria të shkonte në Shqipëri. … KQ krahinor ndyshoi mendimin, në vend të Ali Shykriut në Shqipëri u vendos të vijë Duçi [Dushan Mugosha]. Porositë e Komitetit Krahinor [KQ i PKJ-së] fillojnë të formojnë udhëheqjen e përkohëshme të partisë komuniste të Shqipërisë në formim. Mbledhja ka patur rëndësi të madhe se janë miratuar konkluzione të mira … Boro [Boris Vukmiroviç] tha se është mirë të formohet një udhëheqje e përkohëshme derisa të formohej Komiteti Qëndror [4]

Detajet bëjnë historinë …

Fadil Hoxha me anëtarësi dyfishe partie: përfaqësues i Grupit të Shkodrës dhe sekretar politik i KQ të PKJ për rajoni i Gjakovës; edhe Elhami Nimani me përkatësi dyfishe partie: i PKJ dhe i të Të Rinjve. Ali Shykrija, anëtar i delegacionit të PKJ – dy vjet më pas prokuror i egër sërb në Prishtinë – shkoi në plumb kosovarë të pafaj. Në Vitomiricë përfaqësues të tre grupeve komuniste: Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës e grupi i Të Rinjve dhe natyrshëm pyetja: Kush i përzgjodhi tre grupet për në Vitomiricë? Përveçse Dushan Mugosha askush tjetër, i dërguar i PKJ në fundgushti e fillimshtatori në Shqipëri për gjendjen e grupeve komuniste. Fadil Hoxha ndahet me vlerësim mjaft pozitiv për vendimet e Vitomiricës.

Historia shkurt e Vitomiricis në botimet shqiptare vjen të parën herë nga historiane e njohur ruse, që thuajse gjithë jetën kërkimore e lidhi me Shqipërinë, Nina Smirnova, në libri vëllimor Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX (2004). Hulumton në krijimtarinë e Ali Hadrit, cituar më parë për Vitomiricë, por në libri i saj nuk citohet burimi i faktologjisë që i referohet Vitomiricës dhe kjo mangësi referuese është e mjaftë të vihet në dyshim faktologjia që sjell në vepër, por kush njeh objektivitetin[5] në krijimtaria e saj s’do dyshonte në trajtesën e Vitomiricisë në veprën e saj të cituar, megjithatë burimi i munguar në vepër krijon pasiguri shkencore, por nga ndjekja e studimeve të saj konstatohet se Smirnova citimin e Hadrit e jep 30 vjet më më parë në Bjoleten nauçnoj informaci No 9: 43 Moskva 1974.

Nina Smirnova …

      “Bashkimit të tre grupeve komuniste i paraprinë këshillimet me komunistët jugosllavë në Vitomiricë më 11 e 12 tetor 41. [ ] Nga protokolli të cilin e mbajti Boris Vukmiroviç, del se çështja kryesore ishte krijimi i partisë komuniste. Sipas propozimit të Koço Tashkos komiteti qëndror duhet të parashikojë mos përfshirjen e kryetarëve të grupeve dhe të zëvëndësve të tyre në përberjen e tij për të përjashtuar mundësitë e rivalitetit midis tyre dhe nxjerrjen e njerëzve të rinj nga radhët e veprimtarëve të thjeshtë. Ai propozoi gjithashtu të zgjidheshin si delegatë të PKJ Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi e të nxirej ky nga përqëndrimi.[6]

Tashko e Doda kthehen në Shqipëri e informojnë grupet. EH në traditën e vet për të shigjetuar Tashkon, që sigurisht bisedimet e vendimet në Vitomiricë ia bën të ditur grupit, dhe nëse EH s’ka dije për Vitomiricë përgjegjësia është e tij që s’ishte anëtari i grupit të Korçës. Enver H. “… E dëguam Koço Tashko në Kosovë për të marrë kontakte … me Komitetin Qëndror të PKJ për Kosovën. … Asgjë të rëndësishme nuk na solli [nga Vitomirica]”[7] !

Vendimet e Vitomiricës marrin jetë në Tiranë …

Dushan Mugosha, dërgata e Vitomiricës në Shqipëri, vjen në Tiranë e gjen të liruar (11 tetor) Miladin Popoviç nga kampi i internimit dhe të dy bashkë, si vendosi Vitomirica, janë Delegatë të KQ të PKJ-së për mbledhjen themeluese të partisë në Tiranë. Nga Vitomirica erdhë në Tiranë vendimet e marra atë mbledhje dhe rivinë këtu: (1) Të themelohet partia komuniste; (2) Kq i zgjedhur të jetë provizor; (3) Ish-kryetarët e gru- peve e zëvendësit të tyre s’duhet të jenë në udhëheqjen e kq provizor; (4) Vjen e miratuara edhe lista lista e anëtarëve të KQ të parë të përkohshëm të PKSH.”; (5) Delegatë të KQ të PKJ-së do jenë Miladin P. e Mugoshan M.; (6) Delegati përgjegjës për mbledhjen themeluese do jetë Miladin P. dhe këtë e bën të qartë përmbajtja e letrës së Miladinit e 30 tetorit ’41; (7) Tre grupet shqiptare në mbledhjen themeluese paracaktohen në Vitomiricë. Këto vendime e të tjera jetësohen në mbledhjen e 8 nëntorit.

Vitomirica politike parathemeluese 1 dhe Tirana themeluese 2 bënë histori dhe për to shumë pak materie historike mbeti e njohur e që në herë të parë vjen këtu edhe në pjesë të tjera të librit tim. PKSH-ja me histori ndryshe nga vëllime të tëra me përralla historike rrëfyer nga EH, ish-akademikë, Prof. Dr. Milo, Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi etj.

Në libër jam me argument se PKJ është faktori subjektiv numër një në formimi i partisë komuniste (shih dhe letrën e Miladinit, 30 tetor ‘41), ama faktor objektiv numër një ishte qenia e delegatëve të tre grupeve të përfaqësuar në mbledhjen e 8 [4] nëntorit ’41 në Tiranë. EH e PPSH-ja s’rreshti me akuzë për “pretendimin” e PKJ-së se krijoi PKSH-ë, ama as Djedieri në librin e tij për Shqipërinë, as Boris Vukmiroviç drejtues i mbledhjes politike themeluese së Vitomiricës, as Miladini dhe Mugosha, as Bllazho Jovanoviç drejtues i punimeve të Konferencës Parë të Vendit (EH falsifikoi thënien e Bllazhos në Labinot) – më të lidhurit me Shqipërinë – s’lanë asnjë shënjë pretendimi se janë krijuesit e PKSH, sigurisht se ka ndonjë politikan sërb, po dhe media serbe, me pretendimin se PKJ është krijuese e PKSH-së!

Vitomirica, Komuna e Pejë, Kosovë.

[1]Presidenti Vučić: “Kosovo i Metohije…” (Tanjug, Beta 24.07. 2017). Emri Metohi i kudopërdorur në botime akademike e politike të kohës e dy dekada të fundit edhe nga Presidentët sërbë – është krijesë gjakatare e kishës ortodokse sërbe nga ’40-ta e më pas, fsheh të vërtetën e emrave Rrafsh i Dukagjinit, Prizrend e Gjakovë që përfshin “Metohija” sërbe. Sipas mitologjisë sërbe emri Metohi është fjalë sërbe!: “Pronësia që i falet kishës a manastirit bëhet Metohija” ose “tokë që mban ndonjë kishë a manastir”. Enciklopedo Leksikogipsko Zavoda nr. 5:171. Para viteve ’40 e deri antikitet emri Metohi është inekzistent në burime arkivore e të botuara – Instituti i Historisë të Prishtinës.

[2] Nga Shqipëria askush s’pa derën e Arkivit të Beogradit dhe përkundër bënë ç’mundë të mbulojnë të vërtetën e Vitomiricës!

[3]Ali Hadri. Stvaranje Komunisticke partije Albanije. Në “Prilozi za istoriju socializma”, 3, Beograd 1966:243

[4] Fadil Hoxha në vetë të parë. Prishtinë 2010:99-101

[5] Për ta bërë Smirnovën të pabesueshme për trajtesën e Vitomiricisë, në bisedë televizive ish-ambasador shqiptar në Rusi bën zhurmuesin: “Nina Smirnova e ka urryer Enver Hoxhën” –  që lexuesi të jetë mosbesues për Nina Smirnova!

[6] Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, 2004: 224

[7] Enver H. Kur lindi Partia, 1981:116

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here