Zbulohen planet e betonizimit me shkollat e Erion Veliajt

0
145

Megjithëse Kryebashkiaku Veliaj nuk ka dhënë asnjë informacion për shkollat e reja që do të ndërtohen, arkitekti italian Stefano Boeri ka bërë publike projektin e tyre. Në revistën ndërkombëtare të arkitekturës ArchDaily, Stefano Boeri, i njëjti arkitekt që ka bërë dhe masterplanin Tirana 2030, ka shpjeguar se “shkollat do të jenë hapur 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit, duke u transformuar kështu në qendra sociale për banorët e çdo grupmoshe”. Tre shkollat, që do të kenë një sipërfaqe totale prej rreth 30 mijë metrash katrorë, do të përmbajnë godina për çerdhe, kopsht, shkollë 9-vjeçare dhe shkollë të mesme. Shkollat e reja do të përdorin materiale tradicionale të Tiranës – tulla të kuqe dhe çimento të bardhë. “Shkollat tona do të jenë sheshet urbane të këtyre zonave: do të përdoren nga nxënësit gjatë orarit të shkollës dhe nga komuniteti gjatë fundjavës dhe pushimeve.”

Nga shpjegimi i Boerit kuptohet shkollat do të ndërtohen në zonën e Don Boskos, Kodër-Kamzës dhe pranë sheshit Shqiponja.

Arkitekti Boeri tregon se ekipi i punës për këto projekte është i njëjtë me ekipin që hartoi Masterplanin Tirana 2030. “Klienti”, pra kompania që ka porositur projektet është “Agikons Construction”, që ka fituar Partneritetin-Publik-Privat për ndërtimin dhe menaxhimi e shkollave nga Bashkia Tiranë. Nga fotot duket qartë se projektet janë ‘projekte për Shqipërinë’ dhe jo projektet e famshme plot gjelbërim të cilat e kanë bërë Boerin të famshëm nëpër botë. Në të tre projektet vihet re mbizotërimi i volumit të ndërtimit përkarshi hapësirës së kufizuar të hapur dhe oborreve aq shumë të dëshiruara dhe nevojshme për shkollat e Tiranes, ku hapësirat e gjelbëruara për të luajtur janë kthyer në luks. Nëse Boeri do të ishte thjesht arkitekti i këtyre projekteve, atëherë përqasja e tij dhe rezultati i projekteve të tij mund të justifikohej: këtë projekt kërkoi klienti, ndaj këtë projektova.

Por në rastin e Stefano Boerit, justifikimet janë pak të vështira për t’u gjetur, pasi ai është dhe autori i planit të qytetit deri në vitin 2030. Është ai, të paktën zyrtarisht, që ka hedhur parimet e planit dhe këto parime shtrihen deri tek shkollat që do të ndërtohen dhe për një funksion tjetër: si qendra komunitare.

Një nga parimet kryesore të një plani, sidomos për Tiranën, do të duhej të ishte respektimi i balancës midis asaj që ndërtohet dhe hapësirës së pandërtuar, asaj që kthehet në park apo shesh publik, apo ambiente sportive. Duke qenë se shkollat e projektuara i ngjajnë më shumë ndërtimeve komerciale sesa shkollave që ndërtohen sot në Europë, shkollat dhe plani i Boerit e Kryebashkiakut Veliaj premtojnë një Tiranë të mbindërtuar, me gjelbërimin të shpërndarë si garniturë anash grumbullit të metrave katrorë të betonit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here