Turp/ Rama tani tallet me studentët: Ti që je mes bletëve dhe bën grenxën, vetëm …

1
220

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar rreth 250 studentë të Universitetit Bujqësor në një tur në çdo fermë e sipërmarrjeje bujqësore për të shpërndarë informacionin mbi programin e mbështetjes financiare të qeverisë për to.

Sot studentët janë shfaqur në një shoë me Kryeministrin, i cili i ka mbledhur në një darkë, e transmetuar në ERTV.

“Në qarkun e Beratit me 250 studentët e Universitetit Bujqësor që na janë bashkuar për të çuar në çdo fermë e sipërmarrje bujqësore e blegtorale, informacionin e plotë mbi programin e ri të mbështetjes financiare të qeverisë për prodhimin e agropërpunimin.

Ata sot kanë qenë qysh në mëngjes në tokat, serat, magazinat bujqësore e bizneset e përpunimit të produkteve të fshatit në këtë qark dhe nesër e deri në afatin e mbylljes së aplikimeve, do tëvazhdojnë të jenë pranë fermerëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Gjatë shoë, Rama nuk ka nguruar të tallet me një nga të pranishmit, duke e krahasuar me një grenxë.

“Ti që je aty, mes bletëve dhe që bën grenxën, je i detyruar të më shikosh mua tani, jo ato bukuritë që ke rreth e rrotull. Je i hutuar komplet, vetëm do flesh sonte, mos kujto se ato bukuritë që ke rreth e rrotull do ta varin ty. Ti maksimumi mund të bëhesh një analist për bujqësinë”, tha Rama, batutë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Në vijim Rama tha se problemi më i madh që kemi është uji, megjithëse renditemi pas Norvegjisë.

“Duam të kemi ujë, por duhet ta gjejmë rubinetin në humor, hapim rubinetin brrrrrrdhdhdhdh, kanalet e ujitjes janë të thara, por kur vjen uji ne përmbytemi”, ishte një tjetër batutë e Ramës.

“Pikaso thoshte frymëzimi ishte shumë i rëndësishëm, por kur të vjen duhet të të gjejë në punë”, vijoi Kryeministri.

“Mos kujtoni se Ronaldo apo Messi do të zgjidhin hallin tonë, Interi hyn te kulturat që nuk subvencionohen”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here