Skandali/ Bordet i kap FRESSH!

0
259

Qeveria “Rama 2”, e cila mori timonin për të qeverisur me qytetarin dhe jo duke ndarë tepsinë e pushtetit, sot vetë ka “pranuar” se po bashkëqeveris jo me qytetarin, por me të rinjtë e FRESSH.

Eglantina Gjermeni, deputete e Partisë Socialiste, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan: “Rinia prezente në çdo hap!? Me krijimin e Bordeve Studentore për çdo ministri, FRESSH do të ketë zerin tij në hartimin e politikave si dhe kontributin në zbatimin e reformave! ? Apliko sot për tu bërë pjesë e ekipeve të FRESSH! ⬇ http://fressh.al/bordi/ ?⚖????? Së bashku, nëpërmjet aktivizmit rinor dhe dialogut, ndërtojmë një urë midis të rinjve, politikës dhe qeverisë! ?? #FRESSH ?.”

Por si duket deputetja Gjermeni harron se rinia nuk është vetëm FRESSH, dhe aq më keq kur ajo është një ish-ministre dhe sot promovon kapjen e bordeve jo nga të rinjtë sipas meritës, por sipas bindjeve politike. Të rinjtë kërkojnë që të jenë prezentë në vendimmarrje, qoftë me stazh, por në ministritë e qeverisë Rama 2, nuk ka vend për to. Vendi i takon çetës së FRESSH, që ka kapur dhe po kap gjithçka pas partisë.

Rinia pa shpresë për një të ardhme sipas meritës në vendin tonë, kanë marrë rrugët e Evropës, ndërsa ish-ministrja de deputetja mburret me një skandal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here