Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët me një tjetër artikull të huaj të prestigjozes amerikane “New York Times”.
Në një shkrim të botuar në këtë të përditshme, tregohen mundësitë që kanë investitorët e huaj në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të New York Times për mundësitë e shkëlqyera që u ofron sot Shqipëria investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë në faqen e tij në rrjetet sociale.
Por qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza ndaj kryeministrit Rama.
Një qytetar shkruan se kryeministri Rama është turpi i këtij kombi dhe se e vetmja gjë për të cilen do mbahet mend janë budallalliqet “Je turp i kombit, do maheni men ne histori per budallalliqet qe thoni dhe keni ber kto 28 vjet tranzicion, jeni brezi politikanve me te degjeneruar nuk njifni norma, as per bashkombasit tuaj.
E vollet kete vend e rropet, jemi ne 2018 gjith bota kerko azil se jan ne luft , kurse ne shqiptaret kerkojm azil per buk…
ZOTI MART HAK PER NE”- shkruan qytetari.
Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Ti Edo, je shume i mire per rreklama televizive. E bere Shqiperine si Gjermania por ne fakte asht si Afganistani. Por prap je ma i mire se Luli, se ti ma tpakten e din tabelen e shumzimit”.
Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Po rrogat sa jane z. Kryeminister? Edhe ato lene per te deshiruar. Cfar do beje nje familje me 200 euro ne muaj?”
Po ashtu një tjetër komenton “me mbajti mendja tek ty! thash do behemi shtet do hapen vende pune e tj! mendova gjithashtu qe do futesh politikan burg! por spo fut askend! per vec njerz qe skan te paguajn drita. njerz qe skan te han buk! nuk doli nje gjergj kastriot tj me! burr me dy rr!! tani ka bura me fund! te gjith kto te keqia qe na i boni! te pakten nje nder na beni! mos na perzini rracen me turq e arab! kupton vet ty kte!!!”
Një tjetër komentues e akuzon kryeministrin se ka paguar për të publikuar këtë artikull “sa dollare pagove per artikullin zotni??? kush i ha keto karrota? vendi jeton ne mjerim e kaos e rinia po iken cdo dit, e ti flet per investime ?????? bravo kartolina e mengjesit!!!”– shkruan qytetari.