‘O nusja e vllaut tem, Zoti të dhaft forcë me përballu humbjen e familjes tane!’

0
213

Nuk ka ngushëllim për familjet e Edmond Prekës dhe gruas së tij Evisa në Shkodër për tragjedinë që u ndodhi.

Nuk ka ngushëllim për humbjen e 4 jetëve, babait me tri vogëlushët në aksidentin  e tmerrshëm.

Por, tragjedia qendron ende pezull, pasi nënës së fëmijëve askush nuk i ka treguar ende se çka ka ndodhur. Barra që nuk po mbahet dot as nga kisha katolike, që iu është gjendur më pranë se kurrë këtyre dy familjeve, peshon.

Motra e Edmond Prekës, kunata e Evisës së mbetur gjallë, të rrënqeth me mesazhin e saj teksa lutet për të gjetur pak ngushëllim që Krishti t’i ketë dërguar në Parajsë, trupat e njomë me babanë e tyre.

“O nusja e vllaut tem zoti te dhaft forc me perballu humbjen e familjes tane. ti past krishti ne parriz”, – ka shkruar Etleva Preka në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here