Kufiri detar/ Shkullaku: Nuk po ndahet bahçja e Surrelit por deti, duhet transparencë!

0
155

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për marrëveshjen e re të detit dhe mungesën e transparencës lidhur me këtë marrëveshje. Sipas Shkullakut, qeveria po e kalon procesin me një urgjencë të çuditshme, edhe pse nuk është e nevojshme të ndodhë një gjë e tillë.

“Unë besoj se cështja e kohës nuk është problem për palën shqiptare. Ne nuk kemi ndonjë urgjencë për këtë cështje. Nxitimi i palës shqiptare më duket nxitim i tepruar. Edhe letra që i është dërguar Ilir Metës është e nxituar, mund të ishte bërë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Shqipëria nënshkroi një marrëveshje në vitin 2009, ajo marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Cdo qeveri që do të vinte, duhet t’i thoshte palës greke, marrëveshja ka rënë, atëherë zgjidhja është një arbitër ndërkombëtar. Pse them se ka ardhur nxitimi? Pala greke, ka filluar eksplorimin për të parë nëse ka naftë në dy zonat ekonomike nën këto ujra. Qeveria shqiptare, i dërgoi një notë ministrisë së jashtme greke ku i kërkontë ndërprejen e këtij procesi. Kjo ndërprerje mund të ketë probleme për shtetin grek dhe kërkon të ketë sa më parë marrëveshjen.”

I pyetur nëse nxitimi vjen për shkak të vizitës së Tsipras në Shqipëri në prill, Shkullaku u shpreh se ardhja e Tsipras nuk ndihmon Shqipërinë, por është në interes të shtetit grek.

“Ne nuk e kemi këtë nxitim. Edhe nëse vjen Tsipras në prill, është një gjë që i duhet atij. Ne duhet të dimë kush do të negociojë për ujrat tonë, nuk janë vetëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Mua nuk më pëlqen justifikimi sikur bëhet fjalë për bahçen e Surrelit dhe jo për ujrat territoriale. Padiskutim, që marrja e statusist kandidat për në BE dhe tani hapja e negociatave, nuk është rastësi që kjo temë hapet kur ne kemi një hall.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here